Virusi i rrezikshëm që foshnja mund të marrë nga nëna

Shëndetësia

Virusi i rrezikshëm që foshnja mund të marrë nga nëna

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 12:04

Mijëra gra shtatzëna mund t’u transmetojnë foshnjave të tyre, pa lindur ende, një virus që shkakton paaftësi të rënda. Ky virus mund të qëndrojë në gjendje të fjetur për disa vjet, por gjatë shtatëzanisë, mund ta dëmtojë seriozisht fetusin.

Një raport i fundit nga kërkuesit e Kolegjit Universitar në Londër paralajmëron se, çdo vit, rreth 1000 foshnja lindin me citomegalovirus (CMV), i cili shpie në humbje të dëgjimit, palsë cerebrale dhe epilepsi. Virusi është nga familja e herpesit dhe përbën një nga shkaqet e shurdhërisë te fëmijët e vegjël.

Ai prek mbi 60 për qind të britanikëve në një moment gjatë jetës së tyre, por shumica e nënave nuk e kuptojnë, pasi simptomat nuk janë të dukshme. Ai transmetohet përmes lëngjeve trupore. Nënat e marrin atë nga fëmijët e vegjël, kur lëpijnë lugët e tyre, kur u ndërrojnë panolinat ose i puthin në faqe.

Si mund të reduktohet risku për t’u prekur nga virusi?

Mjeku virolog dhe profesori, Paul Griffiths thotë se rreziku për transmetimin e virusit mund të reduktohet me hapa të vogla. Problemi është se kjo këshillë nuk ndiqet, pasi shumë grave nuk u thuhet para ose gjatë shtatëzanisë, por ne duhet ta adresojmë këtë si një prioritet. Sipas tij, gratë duhet të marrin masat bazë për të reduktuar shanset që virusi t’u transmetohet fëmijëve. Ato duhet të mos e ndajnë ushqimin e bebeve dhe mos t’i përdorin enët e kuzhinës së tyre, të mos i puthin në faqe dhe të lajnë mirë duart pasi i ndërrojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat