Mishi i pjekur shkakton kancerin e pankreasit

Shëndetësia

Mishi i pjekur shkakton kancerin e pankreasit

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 23:41

Gjatë studimit, ata vunë re se personat që parapëlqenin biftekë shumë të pjekur kishin 60 për qind më shumë gjasa që të prekeshin nga kanceri në pankreas, një nga kaceret më vdekjeprurës deri më sot.

Mishi i pjekur në skarë është i shijshëm, por kur piqet shumë ai mund të bëhet i rrezikshëm për shëndetin.

Një studim i kryer nga Shoqata amerikane e Kërkimeve në Fushën e Kancerit tregon se pjekja e tepërt e mishit në skarë krijon në sipërfaqen e mishit një ndryshim kimik që mund të shtojë rrezikun e kancerit në pankreas. Mjekët e shkollës së shëndetit publik pranë Universitetit të Minesotës vëzhguan 62 mijë persona për 9 vjet rresht.

Gjatë studimit, ata vunë re se personat që parapëlqenin biftekë shumë të pjekur kishin 60 për qind më shumë gjasa që të prekeshin nga kanceri në pankreas, një nga kaceret më vdekjeprurës deri më sot.

Në përgjithësi, personat që kishin ngrënë shpesh mish të pjekur në skarë kishin 70 për qind gjasa të prekeshin nga kanceri në pankreas, në krahasim me personat e tjerë.

Ekspertët thonë se skuqja ose pjekja e mishit në skarë në temperaturë të larta krijon në sipërfaqen e mishit substanca kimike që shkaktojnë kancer.

Por, në studim thuhet se kur mishi piqet në furrë ose zihet këto kimikate shkaktare të kancerit nuk krijohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat