Si të kontrolloni veten për kancer të lëkurës

Shëndetësia

Si të kontrolloni veten për kancer të lëkurës

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 22:06

Nëse nuk keni bërë ndonjë takim me dermatologun tuaj për kontrollin tuaj vjetor të lëkurës, është koha që të bëni diçka rreth kësaj. Kanceri i lëkurës është forma më e zakonshme e kancerit në SHBA (gati 5 milion amerikanë trajtohen çdo vit) – dhe 1 në 5 njerëz do ta fitojnë këtë sëmundje gjatë jetës, thuhet sipas ‘Fondacionit për kancerin e lëkurës’. Pra, paraqet një çështje për tu shqetësuar.

Jeni kontrolluar tashmë nga mjeku juaj? Mirë për ju – por kjo nuk ju garanton dhe nuk ju jep larine të mos kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë 365 ditëve të ardhshme. Është e rëndësishme që të përcjellni ndryshimet dhe gjurmët e moleve (bengave) në trupin tuaj përgjatë gjithë vitit që të mund të zbuloni në kohë ndonjë shenjë nga kanceri i lëkurës.

Nëse jeni të shëndetshëm pa ndonjë histori familjare të sëmundjes, pyesni dermatologun tuaj se sa shpesh duhet të kontrolloni veten, thotë Debra Wattenberg, dermatologe në Akademinë Amerikane. Ndërkohë, nëse ju paraqiten më shumë benga, ju duhet të bëni kontrolle mjekësore dy apo tri herë në vit, përveç atij të rregullt vjetor, thekson ajo.

Lista e plotë e kontrollit tuaj nga kanceri i lëkurës

Ftoni ndonjë shok apo partnerin tuaj që t’ju ndihmojë.
Sigurohuni që ndodheni në ndonjë dhomë që ka mjaftueshëm ndriçim.
Filloni nga koka e duke shkuar te poshtë.
Mos i harroni zonat si lëkura e kokës, nën hundë, prapa veshëve, në brendësi të gishtërinjve të dorës dhe këmbëve si dhe në mes prapanicës.

Ndjekni udhëzuesin ABCDE

A: Asimetri (njëra pjesë nuk përputhet me pjesën tjetër)

B: Border – Në kufij (rrjedh gjak në lëkurë)

C: Color – Ngjyra (përzierje e shumë ngjyrave)

D: Diametri (më e madhe se madhësia e një lapsi)

E: Evolving – Evoluimi (ndryshimi, rritja ose irritimi të gjitha mund të jenë shenja paralajmëruese).

Ja si bëhet kjo: shtrijuni poshtë dhe poziciononi veten tuaj diku me ndriçim të mirë. Filloni nga lëkura e kokës dhe më pas ndani fijet e flokëve duke parë më nga afër, thekson Wattenberg. Pastaj, lëvizni poshtë fytyrës suaj si nën hundën dhe prapa veshëve. Vazhdoni poshtë qafës, nën krahët dhe prapa krahëve. Kaloni kah gjoksi, barku dhe legeni juaj. Më pas duhet të uleni dhe të kontrolloni këmbët tuaja. shihni në zonën mes këmbëve, si dhe nën thonjtë. Më në fund, lejoni partnerin që të ju kontrollojë pjesëne prapme të këmbëve tuaja, të pasmet, shpinën dhe kudo tjetër në trup që ju nuk mund të shihni veten tuaj (gjithashtu mund të përdorni edhe një pasqyrë për ta bërë këtë). Shpina është numri një ku njerëzit fitojnë melanomën, thekson Wattenberg.

Përfundimi: asgjë nuk është më mirë se sa të kontrolloheni nga sytë e një profesionisti të trajnuar, por ju duhet të jeni të vetëdijshëm se çfarë po ndodhë me lëkurën tuaj. Vigjilenca juaj mund të shpëtojë jetën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat