Tumori në tru, zbulohet bima mesdhetare që vret qelizat e dëmshme

Shëndetësia

Tumori në tru, zbulohet bima mesdhetare që vret qelizat e dëmshme

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 21:44

Një bimë mesdhetare vret celulat malinje të tumorit në tru. Një studim i kërkuesve në ‘Seconda Università’ të Napolit, ka treguar se ekstrakti i bimës “Ruta graveolens L.” është në gjendje të vrasë qelizat e glioblastomës duke mos dëmtuar qelizat e shëndetshme.

“Glioblastoma e shumëfishtë është një tumor në tru shumë agresiv”, thotë Luca Colucci D’Amato docent i patologjisë së përgjithshme në departamentin e Shkencave dhe Teknologjive Ambientale, Biologjike dhe Farmaceutike në këtë universitet.

Kërkimi është publikuar në revistën shkencore ‘Plos One’, dhe tregon se si ekstrakti i bimës është i aftë që të vrasë qelizat e glioblastomës, të kultivuara në laborator in vitro. “Substancat natyrale janë një burim i rëndësishëm i molekulave të reja me aktivitet terapeutik në shumë sëmundje , përfshi edhe kancerin. E veçanta e Ruta graveolens L. është një bimë shumë e përhapur në Itali”, tha studiuesja Claudia Ciniglia .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat