Shifra tronditëse të sëmundjeve seksuale nga takimet përmes rrjeteve

Shëndetësia

Shifra tronditëse të sëmundjeve seksuale nga takimet përmes rrjeteve

Më: 30 maj 2015 Në ora: 19:17

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë në rritje, pohon një studim i fundit.

Zyrtarët e shëndetit në SHBA e kanë drejtuar gishtin për këtë fenomen nga rrjetet sociale, të cilat janë bërë një burim i madh i seksit rastësor me persona të panjohur mirë.

Përveç rrjeteve sociale dhe internetit, autoritetet shëndetsore thonë se rol negativ luajnë edhe imoraliteti, droga, alkooli dhe mospërdorimi i prezervativit.

Një raport nga Departamenti i Shëndetësisë vuri re një rritje alarmante të SST-ve në mes të viteve 2013 dhe 2014, ku gonorreja kishte një rritje 30 përqind, infeksionet HIV 33 përqind dhe sifilizi nje shifër tronditëse prej 79 përqind.

Teksa testimi i mirë pjesërisht shpjegon rritjen, zyrtarët e shëndetësisë vunë në dukje gjithashtu “sjelljet me rrezik të lartë, që janë bërë më të zakonshme vitet e fundit,” të tilla përdorimi i mediave sociale për të organizuar takime seksuale rastësor dhe shpesh anonime”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat