Mos i hidhni lëkurat e limonit, kanë shumë vitamina

Shëndetësia

Mos i hidhni lëkurat e limonit, kanë shumë vitamina

Më: 29 maj 2015 Në ora: 19:39

Të gjithë i dimë arsyet e ndalimit të pirjes së duhanit, por kurrë nuk ndërmarrim hapin për ta bërë atë. Në vitet e fundit, duhani komercial është vërtetuar se përmban shumë substance kancerogjene, siç është radioisotope polonium – 210.

Njerëzit, gjithashtu e dinë se nuk ka asnjë metodë 100% efektive për të lënë duhanin. Ajo çfarë njerëzit nuk mund ta kuptojnë është se ekzistojnë disa metoda natyrore efektive për të thyer ciklin e varësisë ndaj nikotinës.

Hulumtuesit nga Univerziteti Srinakharinwirot i Tajlandës, kohët e fundit kanë publikuar një artikull në gazetën e shoqatës mjekësore duke prezentuar efektin e limonit të freskët, po atë që e shohim në raftet e supermarketeve, si ndihmës për ndërprerjen e duhanit.

Prova e tyre ishte testuar për gjashtë muaj tek 100 duhanpirës, duke i ndarë në dy grupe, njërit nga të cilit i është dhënë limon i freskët dhe tjetrit grup, çamçakëz nikotine. Pas një periudhe prej 9-12 javë, shkencëtarët testuan për sasinë e ndërprerjes së duhanpirjes dhe nivelin e dëshirës. Rezultatet treguan se të dy grupet shfaqën norma të ngjashme të numrave për dëshirë dhe ndërprerje të duhanit, edhe pse ndoshta me intenzitet të ndryshëm. Kështu që, limoni është vërtetuar si alternativë e besueshme duke u dalluar si ndihmës për ndërprerje të duhanit.

Limoni, ka dobi të pamohueshme natyrore dhe posedon aftësi të caktuara duke përfshirë rritjen e sistemit imunitar të njeriut.

Teknika tjera holistike që janë vërtetuar si efektive në ndërprerjen e pirjes së duhanit janë: akupunktura, ushtrimet, hipnoza, meditimi, masazhimi, konsumi i bimës Rhodiola Rosea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat