Këshillat që ju duhen për një zgjim ideal

Shëndetësia

Këshillat që ju duhen për një zgjim ideal

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:12

Shpesh herë ne jemi ndeshur me persona, të cilët nuk mund të qëndrojnë zgjuar për një kohë të gjatë kjo është një karakteristikë që lidhet me orën e tyre të brendshme.

Sipas autores së librit "Master Your Sleep: Proven Methods Simplified", dr. Tracey Marks, thuhet se; "Çdo gjë është e lidhur me orën e brendshme. Te shumica e personave ora e brendshme ka 24 orë. Nëse është më e gjatë, çdo natë do t'ju marrë gjumi gjithnjë e më vonë".

Gjithashtu Maks për të gjithë ato që dëshirojnë ta ndiejnë veten të çlodhur, thekson se është e rëndësishme që ato të reduktojnë numrin e obligimeve të mbrëmjes. Paramendojeni që për të gjitha obligimet keni një orë më pak në mbrëmje dhe gjatë asaj ore mos bëni asgjë.

Pas gjumit të mjaftueshëm, metabolizmi dhe niveli i sheqerit në gjak janë shumë të ulët, prandaj është i nevojshëm kafjalli i shëndetshëm i cili do të aktivizojë trupin.

Është shumë e rëndësishme që ju për mëngjes për të pasur energjitë e duhura duhet të konsumoni sa më shumë proteina, pemë dhe perime dhe nëse do të pini kafe sa të zgjoheni këshillohet që të shtoni qumësht në të.

Nëse zgjoheni me kohë, shpërblejeni veten me disa minuta lexim të lajmeve, shikim të lajmeve më të reja në televizor, bëni ushtrimet e mëngjesit ose jogë. Gjatë kohës së zgjimit duhet ti thoni vetes fjalë inkurajimi, pyeteni veten se ç'ka duhet të bëni atë ditë, në vend se ç'ka e keni obligim të bëni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat