Efektet e shëndetshme të shalqirit

Shëndetësia

Efektet e shëndetshme të shalqirit

Më: 28 maj 2015 Në ora: 12:07

Shalqiri është një produkt i cili është i pasur me kripëra minerale, përqindje të mirë sheqeri (8 %), vitaminë C dhe A. Ai ka një rëndësi të veçantë në organizmin tonë dhe ngrënia e tij është një mundësi e mirë për të holluar lëngjet gastrike. Tretja në këtë mënyrë ngadalësohet.

Duke parë përmbajtjen e ulët kalorike, (1 kile ka vetëm 300 kalori), mund të hani dy kg shalqi brenda një dite në vend të vakteve. Përveçse shuan urinë, pastron organizmin, me mundësinë e humbjes së rreth një kileje peshë trupore. Shije e ëmbël e shalqirit nuk vjen nga sheqernat ( ato janë në sasi të vogla), por nga disa substanca aromatike. Mund të përfitoni shumë nga ky frut.

Gjithashtu një mënyrë e mirë është dhe përdorimi i farave të zeza të shalqirit, pasi ato luftojnë infeksionet intestinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat