Stomaku bën zhurmë? Nuk do të thotë se keni uri, ja pse ndodh

Shëndetësia

Stomaku bën zhurmë? Nuk do të thotë se keni uri, ja pse ndodh

Më: 27 maj 2015 Në ora: 18:11

Kur stomaku bën zhurmë, shpesh interpretohet si uri. Në fakt nuk është kështu, ajo zhurmë është sinjali që tregon se aparai tretës po pastrohet. Zhurma e stomakut edhe pse përkon me ndjesinë e urisë, nuk është një sinjal biologjik për të kujtuar se duhet ngrënë.

“Rreth nje orë pas zhurmës, aparati tretës pëson një kontraksion muskulor për të larguar çdo mbetje ushqimi”, thotë Giulia Enders, autore e librit kult në Gjermani, “Germania Gut: The Inside Story Of Our Body’s Most Underrated Organ”. Çdo vakt bllokon këtë proces pastrimi dhe për këtë arsye shkencëtarët dhe dietologët, këshillojnë që të kalojnë pesë orë nga një vakt tek tjetri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat