Një studim i kryer në Angli nxjerr në pah se stresi i përjetuar në punë rrit rrezikun e prekjes nga sëmundja e zëmrës dhe e enëve të gjakut.
Stresi i lindur si pasojë e reagimit negativ të dhënë nga personi, përballë presionit të fortë dhe kërkesës së lartë në punë është shkaktar i shumë sëmundjeve. Kjo bën që stresi të cilësohet si sëmundja e shekullit modern. Shkencëtarët në Angli kanë analizuar studimet, të cilat
Pjesë e studimit ishte një grup prej 200 mijë personave në 13 vende të Evropës dhe arritën në përfundimin se ngarkesa e lartë në punë dhe koha e pamjaftueshme ndikon direkt tek shëndeti i zemrës. Sipas studimit, stresi i përjetuar në punë rrit me 23 % rrezikun e krizave të zemrës dhe sëmundjeve të enëve të gjakut. Siç shihet stresi në punë ndikon tek të gjithë të punësuarit.