Ushqimet që hanë femrat e famshme gjatë shtatëzanisë

Shëndetësia

Ushqimet që hanë femrat e famshme gjatë shtatëzanisë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 22:34

Shtatëzania është një fazë e vecantë në jetën e cdo gruaje. Të mbash një qënie të re do të thotë të kujdesesh dyfish për veten. Shëndeti i fëmijës është i lidhur direkt me shëndetin e nënës. Gjatë këtyre muajve është e nëvojshme të tregohet shumë kujdes me ushqimet pasi ata janë shumë të rendësishme.

Njerëzit e famshëm nuk bëjnë përjashtim dhe rregullat e shtatëzanisë zbatohen edhe prej tyre gjithashtu. Por ka shumë kuriozitet se cfarë hanë femrat e famshme kur ata janë shtatëzëna. Femrat e famshme, në shumicën e rasteve, kujdesen shumë për trupin e tyre dhe kanë një trup që cdo femër dëshiron.

Kur vjen fjala për shtatëzaninë ushqimet që ata hanë tërheqin shumë vëmendje. Cdo femër dëshiron të dijë se cfarë hanë ato që janë në formë edhe gjatë shtatëzanisë.Ne do ju tregojmë se cilat janë ushqimet që femrat e famshme konsumojnë më së shumti gjatë shtatëzanisë së tyre dhe cfarë duhet edhe ju të përfshini në vaktet tuaja. Ku jeni shtatëzënë ushqimi që ju hani nuk është vetëm për ju por edhe për fëmijën tuaj. Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të hani për dy vetë. Ky është një keqkuptim i madh. Gjithcka cfarë duhet të bëni është të hani ushqim të freskët dhe të shëndetshëm.

Dieta juaj duhet të përfshijë:

1-Fibra
Është shumë e rëndësishme që të keni një sitem të shëndetshëm që ndihmon trejtjen dhe kjo bëhet e mundur përmes ushqimit me fibra. Ushqimi me fibra do ju ndihmojë të keni një system të mirë tretjeje e cila do të ndihmojë që të ruani një shëndet të mirë mendor dhe fizik.

2-Hekur
Duke marrë sasi të mjaftueshme hekuri është shumë e rëndësishme gjatë shtatëzanisë. Jo vetëm që nevojitet për ta rritur shëndetshëm fëmijën, por edhe ndihmon për të ruajtur nivelin e hemoglobinës.

3-Proteina
Rëndësia e proteinave është theksuar si e domosdoshme për cdo fazë të jetës. Rritja e fëmijës në barkun e nënës ka nevojë gjithashtu për proteina. Por kur keni mish sigurohuni ta gatuani tërësisht atë.

4-Vitamina dhe minerale
E kush nuk e di rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve? Këto komponent ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të mirë në përgjithësi. Kur keni sasinë e duhur të tyre gjatë shtatëzanisë është e sigurtë që fëmija juaj do të jetë i shëndetshëm.

5-Produktet e bylmetit
Kalciumi është i nevojshëm për cdo grua dhe gjatë shtatëzanisë fëmija ka gjithashtu shumë nevojë për të. Sigurohuni që të përfshini produktet e bylmetit si qumështi, djathi, kosi dhe dhallta.

6-Vezët

Shumë të famshëm e dinë dobishmërinë e vezës në një vakt. Shumë prej tyre e nisin ditën e tyre me vezë. Mund të jenë dy vezë, por duhet ngrënë e verdha e vetëm njërës. Ngrënia e të verdhës së vezës shumë mund të mos jetë e mirë për fëmijën ose nënën.

7-Frutat
Frutat janë të pasura me vitamina dhe minerale e gjithashtu kanë të shtuar avantazhin e fibrave. Kur renditet se cfarë hanë femrat e famshme gjatë shtatëzanisë është e sigurtë që frutat janë të përfshira.

8-Lëng perimesh
Frutat mund të jenë shumë të ëmbla, por perimet nuk janë. Duke marrë lëngun e perimeve si karrotat, spinaku, domatet, kastraveci, panxhari etj. ju do të shtoni nivelin e vitaminave dhe mineraleve.Gjithashtu ata ofrojnë sasi të mjaftueshme të fibrave.

9-Fasulet
Përfshirja e fasuleve në vakte është shumë e domosdoshme për rritjen e mirë të fëmijës si dhe shëndetin e nënës. Fasulet kosmumohen më së shumti të gatuara mirë pasi mund të shkaktojnë tronditje në stomakun e nënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat