Zbulohet bima për të kuruar obezitetin

Shëndetësia

Zbulohet bima për të kuruar obezitetin

Më: 25 maj 2015 Në ora: 09:47

A mund të jetë një bimë zgjidhje për problemin e obezitetit?

Në dekadën e fundit, ekspertët e lëndëve ushqimore, mjekët dhe shkencëtarët kanë kërkuar për një zgjidhje për të humbur disa kilogramë për personat që janë mbi peshë. Ndërsa tregu për produktet dhe mënyrat për të rënë nga pasha është kthyer në një idntustri që arrin vlerën e triliona dollarëve, janë studiuar efektet e kafasë, arrive dhe shumë e shumë bimëve të tjera.

Ka ardhur koha të kultivohet “Caralluma”, një bimë e përdorur për të kontrolluar urinë në përditshmëri, dhe kanë kërkuar të izolojnë ekstraktet e Hoodia, një bimë afrikane që ju bën të ndiheni të ngopur edhe nëse nuk keni ngrënë gjë.

Megjithatë deri tani, më premtuese duke të jetë bima kineze e njohur me emrin “vreshti i Zotit”.
Në një artikull të botuar në revistën shkencore Cell, shkencëtarët thanë se një ekstrakt i kësaj bime zvogëlon dëshirën për të konsumuar ushqim dhe sjell një ulje prej 45% të peshës trupore në pjesët ku obeziteti është më i dukshëm.

Autori i studimit, Omut Ozcan, një endokrinolog i Spitalit Pediatrik të Bostonit dhe Shkollës Mjekësore të Harvardit, tha se kjo substancë funksionon duke vepruar tek një hormone i quajtur leptin që sinjalizon trupin kur është arritur energjia e mjaftueshme. Disa njerëz, me nivel të ulët leptine, kanë tendencën të hanë shumë dhe të bëhen obezë.

“Në harkun kohor të dy vedakave, ka pasur një sforcim të madh për trajtimin e obezitetit, por këto përpjekje kanë dështuar. Mesazhi i këtij studimi është se ka ende shpresë për të bërë leptinën të funksionojë,” tha Ozcan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat