Efektet negative të duhanit pas ngrënies

Shëndetësia

Efektet negative të duhanit pas ngrënies

Më: 25 maj 2015 Në ora: 07:30

Duhanpirësit gjithmonë preferojnë që të ndezin një cigare direkt pas vaktit të ushqimit por nuk e marrin parasysh rrezikun që mund të ketë ky veprim.

Studiuesit nuk e rekomandojnë që duhani të pihet direkt pas konsumimit të ushqimit, dhe theksojnë se nëse ju nuk mundeni pa cigare, shmangni zakonin e tymosjes së cigares menjëherë pas ngrënies, sepse, siç thonë ekspertët, kjo është si të keni ndezur 10 cigare në të njëjtën kohë.

Pirja e duhanit direkt pas ngrënies irriton zorrët. Sistemi i tretjes punon në tërë trupin, kurse nikotina lidhet me oksigjenin në gjak, sepse pastaj absorbohet më lehtë.

Kujdes një cigare pas një racioni në mënyrë dramatike rrit rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mushkërive, është e rekomandueshme që ato të pihen 20 minuta pas ngrënies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat