Fillon Java Ndërkombëtare e Vetëdijesimit për Tiroidenë

Shëndetësia

Fillon Java Ndërkombëtare e Vetëdijesimit për Tiroidenë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 07:17

Dita Botërore e Tiroidesë, 25 maji, do të shënohet sot në Kosovë, membajtjen e një konferencë profesionale për gjëndrën tiroide, ku do të marrin pjesë mjekët e Klinikës Endokrinologjike të QKUK, mjekët e Repartit Endokrinologjik të Klinikës Pediatrike të QKUK , mjekët e spitaleve regjionale të Kosovës që merren me endokrinologji, specializantët e endokrinologjisë dhe mjekë të tjerë të interesuar.

Me këtë, siç njoftuan Klinika Endokrinologjike dhe Shoqata për Endokrinologji dhe Diabet e Kosovës, shënohet edhe fillimi i Javës Ndërkombëtare të Vetëdijesimit për Tiroidenë, që zgjat deri më 31 të këtij muaji.

Dita Botërore e tiroidesëdhe Java Internacionale e Vetëdijesimit për Tiroidenë, janë të dedikuara pacientëve me sëmundjen e gjëndrës tiroide dhe atyre që merren me studimin dhe trajtimin të sëmundjeve të tiroidesë në tërë botën.

Për here të pare Dita Botërore e Tiroidesë është shënuar më 25 maj 2011, nga Asociacioni Amerikan për Tiroidenë, Asociacioni Latino-Amerikan, Evropian dhe ai për Azi dhe Oqeani.

“Këtë vit shënimii Ditës Botërore për Tiroidenë koincidon me 25 vjetorin e tragjedisë së Çernobilit , para disa viteka ndodhur edhe shpërthiminëStacionin Bërthamor në Fukushima. Njerëzimin duhet përkujtuar për ndikimin e faktorëve të ambientit, në rend të pare të radioaktivitetit , në sëmundjet e gjëndrës tiroide.Është detyrë e mjekëve që të sigurojnëinformacionë që do të risin vetëdijën e njerëzve për rrezikun që radiacioni paraqet për tiroiden”, thuhet në njoftimin me rastin e fillimit të Javës së Vetëdijesimit për Tiroidenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat