Tre filxhanë kafe në ditë - të mirë për mëlçinë

Shëndetësia

Tre filxhanë kafe në ditë - të mirë për mëlçinë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 00:16

Hulumtimi i fundit ka treguar se konsumimi i pijes së preferuar të mëngjesit, kafesë, është i mirë për mëlçinë.
Është dëshmuar se njerëzit të cilët çdo ditë pinë sasi të mëdha të kafesë e kishin ulur nivelin e enzimeve të këqija në mëlçi, ndërsa efekti është arritur edhe me kafe pa kafeinë.

Autori i studimit, dr. Qian Xiao, nga Marylandi, tha se studimet e mëparshme kanë treguar se pirja e kafesë e ka një efekt pozitiv në mëlçi, por nuk dihet se në çfarë mase e ka të njëjtin efekt kafja pa kafeinë.

Për t’i përcaktuar rezultatet e kafesë pa kafeinë, Xiao dhe kolegët e tij i kanë përdorur të dhënat e mëparshme dhe e shqyrtuan hulumtimin e kryer në 27.800 njerëz mbi 20 vjet.

Qëllimi i këtij studimi ishte të shikohej shëndeti i përgjithshëm i qytetarëve amerikanë, të cilët u ishin nënshtruar ekzaminimeve dhe intervistave sistematike.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që pinin tre ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin nivele më të ulëta të enzimave në mëlçi në krahasim me personat që nuk pinë kafe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat