Veprimet që bëjmë çdo ditë dhe dëmtojmë sytë

Shëndetësia

Veprimet që bëjmë çdo ditë dhe dëmtojmë sytë

Më: 24 maj 2015 Në ora: 23:55

Sytë janë të rëndësishëm për të gjithë dhe është e nevojshme t’i kushtohet rëndësi. Për disa veprime, të cilat janë bërë të përditshme, ndoshta ende nuk e dimë që ndikojnë keq tek sytë tanë e është mirë t’i shmangni sa më shumë.

Ja cilat janë ato:

Përqendrimi i tepruar në celularin tuaj
Përqendrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve.

Shikoni televizor gjatë natës
Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, është e dëmshme për ju.

Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për t’u përqendruar. Përqendrimi i tepërt bën që ato të dëmtohen.

Fërkoni sytë
Nëse ju fërkoni sytë tuaj mund t’i dëmtoni ato pa e ditur. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre.

Nuk ushqeheni shëndetshëm
Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm i bën mirë edhe syve tuaj. Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin tuaj.

Teproni makiazhin
Makiazhi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm. Nuk flini gjumë mjaftueshëm Mungesën e orëve të gjumit të parët që e vuajnë janë sytë tuaj. Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndiheni më të lodhur e sytë tuaj do të sforcohen për veprimtarinë e tyre.

Nuk vizitoni okulistin rregullisht
Edhe nëse nuk keni probleme me sytë tuaj është gjithmonë mirë të bëni vizitë herë pas here tek okulisti. Do ju ndihmojë të dini gjendjen e shëndetit të syve tuaj, çdo kohë. Nuk i mbani syzet tuaja (apo syzet e diellit) Ju neglizhoni të mbani syzet e shikimit apo edhe t’i mbroni sytë tuaj nga dielli. Mos e lini pas dore, sepse do të ndjeni problem ne vitet pasardhëse.

Flini me lentet vënë nëse i keni
Sado i lodhur të jeni kur bini për të fjetur, mos flini me lentet vënë. Jo vetëm që rrezikoni të infektoni sytë tuaj, por edhe i dëmtoni ato në mënyrë të vazhdueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat