Këshillat që ju duhen për forma të mira fizike

Shëndetësia

Këshillat që ju duhen për forma të mira fizike

Më: 22 maj 2015 Në ora: 18:30

Pesha trupore është gjithmonë një problem për personat e sidomos për femrat. Për të pasur forma të mira fizike është e rëndësishme që ne të ushqehemi me ushqimet, të cilat na ndihmojnë për një gjë të tillë. Dy janë këshillat që duhet të keni parasysh; të ushqeheni mirë dhe të lëvizni sa më shumë.

Për të patur një trup sa më të shëndetshëm është e rëndësishme që të ushqeheni me ushqime që kanë përmbajtje pak nga të gjitha. Përshembull është e rëndësishme që në disa raste në vend të mishit të zgjidhen zarzavatet si një burim i mirë proteinash.

Një sallatë me perime të freskëta ka më shumë vitamina se sa ajo me perime të ziera. Peshku i gjallë është më i shëndetshëm se ai i furrës. Këto janë pjata të shpejta dhe të varfra në kalori. Ndërsa mbrëmjeve mund ti lejoni vetes makarona me salcë apo supa të mrekullueshme me thjerrëza. Në këtë mënyrë evitohet salca beshamel, përgatitja e të cilës jo vetëm mërr kohë, por ajo që është më e rëndësishme nuk bën mirë për shëndetin.

Duke i lënë më pak kohë zierjes, edhe tretja e ushqimit është më e shpejtë. Ushqimet, duke u zier më pak nuk humbasin vitaminat dhe kripërat minerale. Vitamina C nuk i reziston nxehtësisë, në procesin e zierjes ajo humbet e tëra.

Gjithashtu një mënyrë për të cilën duhet të bëni kujdes është gatimi i tyre, metodat që sugjerohen janë; zierja, zierja me avull, ose pjekja me letër alumini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat