Mënyrat që ju duhen për të eliminuar rrathët e zinj të syve

Shëndetësia

Mënyrat që ju duhen për të eliminuar rrathët e zinj të syve

Më: 22 maj 2015 Në ora: 01:00

Rrathët e zinj poshtë syve mund të jenë një shqetësim për shumë persona, por nëse dëshironi një pamje sa më të kuruar për sytë tuaj mjafto që ju të ndiqni shumë metoda natyrale.
Për të parandaluar këtë fenomen një mënyrë e mirë është përdorimi i fetave të kastravecit, qeset e çajit të ftohta, kube të vegjël akulli, patate, etj.

Rrathët e zinj poshtë syve shkaktohen zakonisht nga mungesa e vitaminës K. Në rastet kur përdorni makijazh, mund të aplikoni edhe korrektorin për të mbuluar rrathët e zinj. Është e rëndësishme që ju të përdorni krem për sytë, i cili është i pasur me vitaminën K.

Një mënyrë se si mund të aplikohen këto metoda janë;

Nëse do të përdorni feta kastraveci, një mënyrë për të rifreskuar pamjen e lëkurës rreth syve. Vini nga një fetë të hollë kastraveci në secilin sy dhe mbajini për 10-15 minuta. Këtë procedurë mund ta bëni çdo ditë.

Ndërsa nëse vendosni të përdorni, qese çaji të ftohtë ose kube akulli të vogla të mbështjella me leckë të butë. Mbajini për 10-15 minuta çdo ditë, ato do ju ndihmojnë të shmangni edhe fryrjen e syve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat