Ushqimet ideale që ju mbajnë larg thinjave

Shëndetësia

Ushqimet ideale që ju mbajnë larg thinjave

Më: 22 maj 2015 Në ora: 00:58

Thinjat shpesh shikohen si ndërhyrje të padëshirueshme në flokë tanë dhe kjo është një mënyrë që shumë prej nesh shqetësohen në lidhje me këtë fenomen që është një ndër shenjat e viteve që mbartim mbi sup.
Për të eliminuar këtë fenomen ekzistojnë disa ushqime të cilat ngadalësojnë thinjat në flokë.

Disa nga ushqimet që ju ndihmojnë të rrini sa më larg thinjave janë;

Çokollata, sidomos ajo e zeza, e cila ka mundësi që të rrisë melaninën, përgjegjësen e ngjyrës së flokëve, ndërsa parandalon shfaqjen e thinjave apo flokëve gri dhe të bardhë.

Salmoni

Ky është një lloj peshku i yndyrshëm, që ka në përmbajtje të tij selenin, i cili luan një rol jetësor në prodhimin e disa hormoneve, përfshirë edhe ato që lidhen me shëndetin e flokëve. Ai përdoret për trajtimin e flokëve me thinja dhe ka një rol të rëndësishëm në luftimin e procesit të plakjes në përgjithësi dhe të radikaleve të lira në veçanti.

Veza, është e pasur me vitaminë E, që përmban mjaft të mira kundër plakjes, parandalon dhe largon shfaqjen e flokëve të bardhë.

Perime me gjethe jeshile

Këto lloj perimesh janë tepër të pasura me hekur. Një konsumim i rregullt dhe i vazhdueshëm do t'ju ndihmojë që t’i jepni një impuls më të madh parandalimit të ngjyrës së bardhë të flokëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat