Fuqia Xhenxhefilit

Shëndetësia

Fuqia Xhenxhefilit

Më: 7 maj 2015 Në ora: 08:01

Xhenxhefili përmban xhinxherol, një substancë me veti të fuqishme mjekësore. E ka origjinën në Kinë dhe ka një traditë shumë të gjatë në format e ndryshme të ilaçeve tradicionale. Ndihmon në tretjen e ushqimit, redukton përzierjet në stomak, ndihmon në luftën kundër gripit dhe të ftohtit.

Xhenxhefili trajton shumë forma përzierjesh në stomak, sidomos sëmundjet e mëngjesit. Është shumë i dobishëm veçanërisht për gratë shtatzëna, kur kanë simptoma përzierjeje.

Xhenxhefili redukton dhembjen e muskujve. Ka treguar se është i efektshëm ndaj dhembjeve të muskujve pas ushtrimeve fizike. Ai nuk ka një impakt imediat por e redukton dalëngadalë dhembjen.

Xhenxhefili ka efekte anti-inflamatore. Inflamacioni ndikon në degradimin e nyjeve të trupit, duke sjellë dhimbje të mëdha.

Xhenxhefili redukton dhe parandalon sëmundjet e zemrës. Ka veti të fuqishme anti-diabetike. 2 gramë xhinxher në ditë ul rritjen e nivelit të sheqerit në gjak me 12%.

Xhenxhefili ndihmon në trajtimin e inxhestioneve kronike. Mostretja karakterizohet nga dhembje dhe shqetësime në pjesën e sipërme të stomakut. Zbrazja e vonuar e stomakut shkakton inxhestionin kronik.

Pluhuri i xhenxhefilit zvogëlon dhembjet menstruale. Dhembjet menstruale i referohen dhembjeve që ndjen gruaja gjatë ciklit menstrual. Xhenxhefili i zvogëlon dhembjet njësoj si ibuprofeni.

Xhenxhefili ul nivelin e kolesterolit. Ushqimet që hamë kanë ndikim të fortë tek niveli i kolesterolit. Nivelet e larta të kolesterolit të keq, LDL, janë të lidhura me rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Xhenxhefili përmban një substancë që ndihmon në parandalimin e kancerit. Kanceri është sëmundje serioze që karakterizohet nga rritja e pakontrolluar e qelizave të çrregullta. Xhenxhefili është një alternativë e mirë për parandalimin e sëmundjeve kanceroze.

Xhenxhefili përmirëson funksionin e trurit dhe mbron kundra sëmundjes Alzheimer. Stresi dhe inflamacioni kronik përshpejtojnë procesin e vjetërimit. Këto janë edhe shkaktarë kyç të mosfunksionimit të trurit në mënyrën e duhur dhe të sëmundjes Alzheimer.

11. Përbërësit e Xhenxhefilit ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve.
Me konsumimin e Xhenxhefilit, rreziku i infeksioneve ulet ndjeshëm. Xhenxhefili parandalon rritjen e shumë lloje bakteriesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat