Një parashikim jo i mirë për obezitetin në Europë

Shëndetësia

Një parashikim jo i mirë për obezitetin në Europë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:45

Europa rrezikohet nga një shpërthim i paprecedent i obezitetit, me Iralndën në krye të listës. Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se, deri në vitin 2030, Europa do të përballet me një krizë obeziteti në përmasa të jashtëzakonshme.

Rreth tre e katërta e burrave (73%) dhe 63% e grave në Britani pritet që të vuajnë nga mbipesha ose obeziteti në vitin 2030 dhe nivelet e këtyre problemeve do të rrihen.

Bullgaria dhe Belgjika do të kenë numrin më të madh të njerëzve mbipeshë dhe obezë në vitin 2030. Vende të tjera që duhet të shqetësohen janë Greqia, Spanja, Suedia, Austria dhe Republika Çeke.

Rezultatet u prezantuan në Kongresin Europian mbi Obezitetin në Pragë, Republika Çeke. “Mbipesha” përcaktohet klinikisht nga Indeksi i Masës Trupore (IBM)– një matje që lidhet me gjatësinë dhe peshën. Kur IMB është 30, ose më e lartë, dikush quhet “obez”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat