Reduktoni rrezikun e kancerit me shtatë hapa të lehtë

Shëndetësia

Reduktoni rrezikun e kancerit me shtatë hapa të lehtë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 15:53

Në një pikë thuajse një në dy njerëz do diagnostikohet me kancer.

Prognoza e frikshme tregon se njerëzit mund të bëjnë më shumë për të shmangur këtë stil jetese.

Edhe pse jetojmë më gjatë, sërish mund të reduktojmë rrezikun e kancerit me disa hapa të lehtë.

Pastroni shtëpinë- Edhe disa punë të vogla mund të ndihmojnë. Shkencëtarët janë të bindur se aktiviteti fizik e redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit.

Hani karota- Të jesh mbipeshë është e lidhur me dhjetë lloje kanceri. Ndaj përpiquni të hani sa më shumë fruta e perime. Rekomandohen karotat.

Hiqni dorë nga buka e bardhë- Në vend të bukës së bardhë, makaronave apo orizit, merrni sa më shumë fibra.

Ndërroni salcën me erëzat- Salca rrit presionin e gjakut dhe shton rrezikun për kancer në stomak. Reduktojeni gradualisht, përdorni më shumë erëza, qepë por edhe limon në ushqimet tuaja.

Bëhuni vegjetarian të paktën një herë në javë- Mishi rrit ndjeshëm rrezikun për disa kancere. Të paktën njëherë në javë mos hani fare mish apo nënprodukte të tij.

Qëndroni në këmbë kur flisni në telefon- vetëm 30 minuta aktivitet në ditë ju ndihmon. E meqë flasim kaq shumë në telefon, mos i bëni bisedat të ulur.

Lërini filmat, bëni shëtitje në mbrëmje- Është e rehatshme të shohësh një film apo të lexosh një libër në kolltuk. Por në vend të kësaj, bëni një shëtitje në mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat