Dhjetë fakte që mund të mos i keni ditur për ëndrrat

Shëndetësia

Dhjetë fakte që mund të mos i keni ditur për ëndrrat

Më: 5 maj 2015 Në ora: 20:07

Nëse u besojmë studimeve të fundit shkencore lidhur me gjumin, atëherë e dimë se efektet e ëndrrave kanë vënë në mëdyshje krijimet miliona vjetësh të tokës. Njerëzimi ka krijuar gjëra unike dhe fascinuese gjatë ëndërrimit.

Ne gjithnjë mësojmë më shumë për ëndrrat, dhe në shumicën e rasteve nuk po mund ta kuptojmë efektin e tyre.

Këtu janë dhjetë fakte lidhur me ëndrrat që ju mund të mos i keni ditur:

1. Ekziston shkenca e studimit të ëndrrave. Kjo shkencë quhet Oneirologjia.

2. Interpretimi i ëndrrave ekziston qe shumë kohë, praktika e interpretimit të ëndrrave ka ekzistuar me mijëra vite.

3. Të gjithë tentojnë të ëndërrojnë për gjëra të njëjta. Të gjithë mendojnë se ëndërrojnë ndryshe nga të tjerët por fakti është se të gjithë ëndërrojnë njëjte përafërsisht

4. Dhe po, shumica e njerëzve ëndërrojnë seksin. Është lloj e fantazisë dhe kënaqësisë dhe ëndërrimi i seksit është normal

5. Ëndrrat mund të jenë të mërzitshme, të frikshme. Psikologët kanë vërtetuar se tematika e shumicës së ëndrrave është e njëjte

6. Jo çdo kush ëndërron me ngjyra. Një studim ka treguar se shumica e njerëzve ëndërrojnë bardh e zi.

7. Njerëzit qe provojnë ta lënë duhanin ëndërrojnë gjëra më të gjalla. Është vërtetuar se njerëzit që tentojnë ta lënë duhanin ëndërrojnë gjëra më të ashpra.

8. Neuronet tuaja janë të stimuluara gjatë gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve) duke ju lënë juve të paralizuar. Kjo është koha kur trupi juaj përjeton relaksim të plotë.

9. Disa specie tjera përjetojnë aktivitet kompleks të trurit gjatë gjumit. Shumica e gjërave dhe aktiviteteve gjatë gjumit janë të lidhura me trurin, edhe kafshët e përjetojnë këtë.

10. Kuptimi ynë për ëndrrat mbetet shumë i limituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat