Pastroni gurët e dhëmbëve përmes recetave natyrale

Shëndetësia

Pastroni gurët e dhëmbëve përmes recetave natyrale

Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:16

Gurët e dhëmbëve janë një shqetësim që përveç të gjithave është shumë i dëmshëm për mishin e dhëmbëve të njeriut. Shpesh ato që vuajnë nga ky fenomen i drejtohen dentistit, por kka dhe mënyra të tjera që ju ndihmojnë ti hiqni ato. Ekzistojnë tre receta që ju mund ti përgatisni në kushte shtëpie si;

Uthulla e mollës
Në një gotë derdhni uthull të mollës e aty futni furçën e dhëmbëve, lëreni për disa minuta më pas pastroni dhëmbët, sipas nevojës, furçën lageni disa herë. Këtë veprim ju do e bëni për 2-3 minuta, ndërsa më pas, dhëmbët i shpëlani me pastë të zakonshme dhe shpëlani gojën.

Aloe vera dhe glicerina
Në një enë përzieni ujë të vakët, gjysmë gotë sodë bikarboni, një lugë xhel aloe vera, një lugë lëng limoni dhe 4 lugë glicerinë bimore. Kjo është një përzierje që ju mund ta përdorni për të pastruar dhëmbët çdo ditë pas pak kohë i shpëlani me pastë të zakonshme.

Lëvorja e portokallit
Fërkoni dhëmbët me pjesën e brendshme të lëvores së portokajve, para gjumit, lëreni që të veprojë gjatë natës dhe në mëngjes i pastroni me pastë të zakonshme

Dëmi që shkaktohet nga përtypja e tepërt e çamçakëzit
Përtypja e çamçakëzëve është një veprim i cili mund të bëhet shkaktari i simptoma, çrregullime dhe dhimbje në nofull në lidhje me muskujt për përtypje që lidhin nofullën e poshtme me kafkën.

Përdorimi i tepërt i tij është një fenomen i cili mund të shkaktoje dhimbje dhe probleme. Ndoshta që muskujt e nofullës, qafës dhe kokës të pësojnë ngërçe dhe të shkaktojnë dhimbje koke, dhimbje në veshë dhe në dhëmbë.

Përtypja nuk guxon të ndodhë vetëm në njërën anë dhe më gjatë se njëzet minuta. Kjo mundet të shkaktojë deformimin e muskujve. Stomatologët paralajmërojnë se në çamçakëz, sheqeri shkakton karies, prandaj të përdorni ata pa sheqer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat