Sëmundjet që i prekin flokët

Shëndetësia

Sëmundjet që i prekin flokët

Më: 5 maj 2015 Në ora: 00:46

Por, edhe flokët pësojnë sëmundje dhe çrregullime organike, kimike të cilat lidhen me organizmin apo trajtimin estetik dhe mirëmbajtës që aplikojmë mbi to.

Flokët janë qeliza të caktuara të organizmit të njeriut. Çdo fije floku është e mbështjellë me shtresa në formën e luspave dhe të gjitha këto japin pamjen e zakonshme të fijes së flokut, shëndetin dhe bukurinë e tij.

Por, edhe flokët pësojnë sëmundje dhe çrregullime organike, kimike të cilat lidhen me organizmin apo trajtimin estetik dhe mirëmbajtës që aplikojmë mbi to.

Disa nga këto sëmundje janë:

- Yndyra: Një nga sëmundjet e lëkurës së kokës, e cila në qoftë se nuk luftohet menjëherë, çon në një moment të caktuar në rënien e flokut

Për të eliminuar rënien e tyre këshillohet përdorimi i shampos kundër yndyrës në mënyrë që të pengohet sekretimi i herëpashershëm i yndyrës. Për personat që kanë flokë me shumë yndyrë, larja e flokut nuk duhet bërë me mollëzat e gishtërinjve por me gjithë sipërfaqen e pëllëmbës së duarve.

- Zbokthi: Është shtresë e qelizave të vdekura të cilat paraqiten mbi epidermë në formë pllakash dhe qëndrojnë mbi fijen e flokut, njëkohësisht bien mbi veshje. Këto s’janë tjetër veçse qeliza të vdekura, zbokth i thatë.

- Zbokthi me yndyrë:
Ekziston edhe një tjetër lloji zbokthi, zbokth me yndyrë. Zbokthi me yndyrë janë copëza të mëdha të cilat qëndrojnë mbi lëkurë dhe kur largohen nëpërmjet larjes së kokës, tërheqin edhe fije të flokut, shkaktojnë rënie të flokut.

Në këtë rast duhet të tregohet më tepër vëmendje, trajtim i kujdesshëm dhe terapi e veçantë. Zbokthi me yndyrë konsiston si një nga sëmundjet më të rrezikshme sepse ndër të tjera krijon një erë të rëndë të lëkurës së kokës dhe një pamje jo të këndshme të flokut. Produktet kerastase kanë në përbërjen e tyre substanca për eliminimin e këtyre sëmundjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat