Qumështi i nënës, ai artificial, apo qumështi i lopës?

Shëndetësia

Qumështi i nënës, ai artificial, apo qumështi i lopës?

Më: 4 maj 2015 Në ora: 23:46

Ashtu sikurse të pasurit një fëmijë është e drejta juaj natyrale, edhe bebet kanë të drejtën e tyre të ushqehen më qumësht gjiri.

Qumështi i nënës është qumështi ideal i bebit. Ai është ekonomik dhe nuk kushton para, mund të jepet kudo në kushte të pastra dhe në temperaturën e duhur, nuk ka nevojë për përgatitje. Fëmijët e ushqyer me qumësht gjiri sëmuren më pak dhe kjo është një e vërtetë shkencore. Gjiri i nënës ka edhe ndikim psikologjik të fëmija, sepse ai është ambienti më i qetë dhe i rehatshëm për bebin. Bebet e ushqyera me qumësht gjiri kanë më pak probleme me jashtëqitjen.

Sëmundjet e alergjisë dhe sëmundjet Coelic janë më të rralla te fëmijët e ushqyer me qumësht gjiri. Nënat që japin gji kanë më pak gjakderdhje pas lindjes. Kanceri i mitrës dhe i gjirit ndeshet më pak prandaj dhënia e gjirit është e mirë për shëndetin e të dyve; si nënës, ashtu edhe bebit.

Si mund të jepen ushqime shtesë bashkë me qumështin e nënës?
Nëse nevojitet ushqime shtesë ato duhen dhënë vetëm pas qumështit të nënës. Kue fëmija është i uritur ai e thith më mirë gjirin dhe e zbraz atë plotësisht.

A mund të përdorë medikamente nëna që jep gji?

Nënat që japin gji duhet të jenë të kujdesshme në përdorimin e medikamenteve. Ato nuk duhet të përdorin medikamente kur nuk është e nevojshme dhe nëse duhet të përdorin patjetër, duhet të konsultohen më parë më mjekun pediatër.

A mund të përdorë duhan dhe alkool nëna që jep gji?
Nëna që jep gji nuk duhet të përdorë kurrsesi duhan dhe alkool. Lëndët toksike kalojmë nëpërmjet qumështit dhe efektet e tyre negative shfaqen te fëmija me kalimin e kohës.
Ushqyerja kur qumështi i nënës është i pamjaftueshëm.

Qumështi nënës është ushqimi ideal për fëmijët, por pas njëfarë kohe ai nuk do të jetë i mjaftueshëm. Ushqimet e tjera përveç qumështit të nënës quhen ushqime shtesë.

Koha e fillimit të ushqimeve shtesë është koha (muaji) kur pesha e duhur nuk arrihet vetëm me qumështin e nënës. Sado pak të jetë ushqimi i nënës ai duhet dhënë bashkë me ushqimet shtesë. Ushqimet shtesë jepen sipas nevojës një herë, tre herë ose gjashtë herë në ditë.

Ruajtja e qumështit të nënës.
Kur qumështi i nënës nuk jepet dot ai duhet ruajtur në një enë. Qumështi i përdorur duhet ngrirë. Si pasojë e ruajtjes në frigorifer dhe ngrirjes humbasin cilësitë mbrojtëse të imunitetit, por nuk humbasin vlerat ushqimore. Kur bebi nuk thith mjaftueshëm dhe qumështi mbetet në gji, atëherë ai mund të ekstraktohet më anë të pompës dhe të ruhet në shishe sterile +40 C në frigorifer. Mbi të shkruhet data dhe ora e nxjerrjes. Ai mund të ruhet deri në pesë ditë

Qumështi nuk vihet në frigorifer menjëherë pa nxjerrjes, mund të ruhet në temperaturën e dhomës deri në 8 orë. Më pas mund të mbahet në frigorifer deri në 24 orë. Po të vendoset në pjesën e pasme të ngrirjes së frigoriferit (që të mos ndikohet nga hapja e derës) mund të ruhet tre muaj; në temperaturën -20 C mund të ruhet 6 muaj dhe në temperaturën – 70 C Mund të ruhet 2 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat