Vezë kundër tensionit

Shëndetësia

Vezë kundër tensionit

Më: 4 maj 2015 Në ora: 18:33

Pjesa e bardhë e vezës mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Efekti i saj vlerësohet të jetë po aq i lartë sa edhe konsumimi i barnave.

Studime të realizuara në bashkëpunim mes shkencëtarëve amerikanë dhe atyre kinezë, kanë treguar se albuminat, të cilat janë pjesë përbërëse e të bardhës së vezës, janë në gjendje të ndikojnë në tension.

Sipas studiuesve, kjo lloj proteine arrin të bllokojë veprimin e një enzime e cila provokon rritjen e tensionit.

Efekti i saj në uljen e tensionit vlerësohet të jetë po aq i lartë sa edhe konsumimi i barnave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat