Kështu duket lufta kundër kancerit të gjirit

Shëndetësia

Kështu duket lufta kundër kancerit të gjirit

Më: 4 maj 2015 Në ora: 00:43

Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit kur më së shumti flitet për këtë sëmundje, por kur kalon tetori shumë pak nga ne vërtetë mendojmë për të gjitha ato gra të cilat luftojnë me këtë sëmundje të rëndë.

A keni menduar ndonjëherë se si vërtetë duket kur mjeku ju tregon diagnozën se jeni i sëmurë nga kanceri i gjirit? A mundeni thjeshtë të paramendoni se çka i sillet nëpër kokë atyre grave të cilët e ndëgjojnë këtë, çfarë emocione përjetojnë?

Paramendoni që personi më i dashur në botë ju kumton se ka kancer të gjirit dhe ju në këtë moment duhet të jeni i forte, të mos thyheni para saj, të mos tregoheni se sa e keni të vështirë sepse kjo është e fundit që atij personi i duhet.

Kampanja më e re e kompanisë Estee Lauder sjell filmin dokumentar i cili shpalosë sidomos këto biseda, sjell tregimet e grave të cilat luftojnë me këtë sëmundje në mënyrë realisht të vrazhdë.

Njohtoni Ginny dhe Noelle, nënën dhe të bijën, njëra e ka mundë kancerin e gjirit, kurse tjetra akoma po lufton. Ky video do të ju tregojë se lufta kundër kësaj sëmundje të keqe nuk nënkupton vetëm barërat, operacionin, humbjen e flokëve dhe hemoterapinë, nënkupton edhe “ballafaqimin” me më të dashurit, emocionet e tyre dhe përjetimet e tyre për sëmundjen tuaj. Ginny dhe Noelle do të ju tregojnë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat