Shëroni aftet (puçërrzat në gojë) në rrugë natyrale

Shëndetësia

Shëroni aftet (puçërrzat në gojë) në rrugë natyrale

Më: 4 maj 2015 Në ora: 00:40

Çdokush që së paku një herë ka pasur afte në gojë e dinë se sa të mërzitshme mund të jenë këto plagë të imëta të bardha. Nuk na lejojnë të hamë, kurse nëse janë në vende më të papërshtatshme madje edhe të folurit e kemi të vështirë. Si ti shërojmë?

Aftet janë mjaft të panjohura në medicinë. Besohet se formohen me rënien e shpejtë të imunitetit, për shkak të mungesës së vitaminave, higjienë të pamjaftueshme të gojës apo për shkak të stresit dhe nervozës.

Mjekët dhe stomatologët pajtohen se aftet edhe me trajtim zgjasin deri në dy javë, por ne kemi barëra natyrale me ndihmën e të cilëve mund ta përshpejtojmë shërimin e tyre.

Aftet mund ti shërojmë me ndihmën e lëngut të boronicave të kuqe me të cilin i shpëlajmë vendet e sëmura disa herë në ditë. Boronicat e kuqe ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve dhe ripërtrirjen e mukozës së gojës.

Tri lugë çaji sherbele përzieni me një dl ujë, lëreni të qëndrojë 15 minuta, pastaj kulloni dhe bëni gërgarë. Për efekt edhe më të mirë, një lugë sherbele zëvendësoni me një lugë çaji kumak (Calendula), i cili gjithashtu ka veti shëruese.

Aftet sigurisht se mund ti zbtni edhe me lëngun e limonit, propolis dhe sodë bikarbone. Një lugë me sodë bikarbone përzieni në 1.5 dl ujë dhe me këtë shpëlajeni gojën. Këtë tretje mos e pini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat