Receta magjike për të frenuar fryrjen e stomakut

Shëndetësia

Receta magjike për të frenuar fryrjen e stomakut

Më: 3 maj 2015 Në ora: 22:51

Për te luftuar këtë fenomen sa te bezdisshëm aq edhe pengues ne aktivitetin ditor te gjithë secilit ka shume këshilla qe me se shumti lidhen me natyrën e ushqimeve qe hamë, mënyrën se si hamë, kur dhe sa duhet te hane etj.

Për te mundësuar një pije te tille, na duhet te përziejmë:

– Një finok
– Një gjysme molle jeshile
– Një gjysme kastravec
– Pak pluhur xhenxhefili te grire

Te gjithë këto përbërës i përziejmë se bashku dhe përmbajtjen qe del e pimë një here ne dite ne intervalin mes dy vakteve ushqimore, pra jo përpara, ose pas ushqimit.
Duke i marre me radhe përbërësit e pijes vërejmë se finoku ka vlera ne drenaxhimin e indeve dhe pastrimin e gjakut dhe te mëlçisë, zbut kontraksionet e muskujve te barkut dhe frenon krijimin e gazrave abdominale.
Molla nga ana e saj njihet për përmbajtjen e saj me Vitamine C, ruan gjithashtu një efekt pastrues, rifreskues dhe tonifikant.
Kastraveci, i pasur ne ujë, ka po ashtu te njëjtin efekt.
Xhinxheri është i njohur për aftesinë e tij ne përshpejtimin e proceseve te tretjes, por gjithashtu është ne gjendje te rregulloje aciditetin e stomakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat