Doktori që mëson kolegët si të lajnë duart për mbrojtje ndaj infeksioneve

Shëndetësia

Doktori që mëson kolegët si të lajnë duart për mbrojtje ndaj infeksioneve

Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:15

Lufta e tij është e gjatë dhe e komplikuar, kundërshtarët e tij janë të vegjël por vdekjeprurës dhe arma e vetme që ai ka në dispozicion ... një sapun.

Fabio Tumietto është një mjek i sëmundjeve infektive në Poliklinikën Sant'Orsola të Bolonjës. Detyra e tij është të reduktojë infeksionet (nganjëherë fatale) në spital, të cilat shkaktohen për shkak të bakterieve. Dhe në vitin 2014 ai pati sukses.

Si? Mësoi kolegët se si të lanin duart e tyre.
Dr. Tumietto ka mbajtur leksione përpara pothuajse 1.500 mjekëve, infermierëve, teknikëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor. Për të shpjeguar rëndësinë e larjes së shpeshtë të duarve, ai deklaroi se "pastron" duart tridhjetë herë në ditë dhe e bën këtë përmes teknikave të veçanta. Duket një lojë, por nuk është e tillë, sidomos në departamentet me rreziqe të tilla si kirurgjia dhe kujdesi intensiv. Armiku numër një i infeksionit është quajtur septicemia, një infeksion që mund të vrasë.
"Në 2014 kemi regjistruar 0,4 infeksione per 10 mijë pacientë në krahasim me 3 për çdo 10.000 që rregjistroheshin në 2013. Dhe kjo është meritë edhe e stilit që kanë mësuar mjekët për të larë duart me kujdes”, thotë ai.
Sapun dhe ujë, por jo vetëm. Ideale është një zgjidhje me ujë-alkool (një lloj xheli) që do ti mbrojnë duart tuaja nga infeksionet. E për rrjedhojë edhe pacientët tuaj do të jenë më të sigurtë.

Jo rastësisht më 5 Maj festohet dita botërore për pastrimin e duarve. Tumietto e shtrin rëndësinë e këtij gjesti edhe te njerëzit e zakonshëm. "Të paktën katër herë në ditë duhet ti lani duart", këshillon doktori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat