Sekreti i jetëgjatësisë

Shëndetësia

Sekreti i jetëgjatësisë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 13:24

Jeta është diçka e çmuar dhe për këtë ju duhet të kujdeseni që të mos e dëmtoni atë.Ekzistojnë disa vese që ne duhet të shmangim me qëllim që të mos shfaqim rrezikshmëri për jetën, siç mund të përmendim cigaret, kujdesuni për ushqimin, mos e teproni me kafen, bëni vazhdimisht ushtrime fizike dhe do të jetoni gjatë.

Sipas studimeve në 50 vitet e fundit një grup shkencëtarësh kanë ndjekur jetën e 855 njerzve të lindur në vitin 1913. 10 prej tyre jetuan deri në 100 vjet dhe hulumtuesit shqyrtuan mënyrën e jetesës duke gjetur faktorët që i bënë këtë persona të jetonin 100 vjet.

Sipas studimit, 42% e vdekjeve pas moshës 80 vjeç ndodhin për shkak të sëmundjeve të zemrës, 20 % për shkak të infeksioneve të ndryshme, 8 % nga goditjet në tru, 16 % për arsye të tjera. Dr. Lars Vilhelmsen, i cili ka qënë i përfshirë në studim thotë se rekomandimi i tij për njerëzit që duan të jetojnë 100 vjet është: të evitojnë pirjen e duhanit, të kontrollojnë nivelet e kolesterolit, dhe të kufijzojnë veten në konsumimin e kafes.

Gjithashtu një faktor i rëndësishëm në procesin e të jetuarit sa më gjatë sipas studiuesit është dhe nëse nëna juaj ka jetuar aq gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat