7 mënyra për të mos pasur kurrë goditje në zemër

Shëndetësia

7 mënyra për të mos pasur kurrë goditje në zemër

Më: 2 maj 2015 Në ora: 23:01

Për vite të tëra mjekët janë përqendruar në masat themelore si tensioni i gjakut, pesha dhe kolesterolit për shmangien e rreziqeve në zemër. Por kohët e fundit studimet kanë zbuluar se ekzistojnë disa mënyra për t’u mbrojtur nga sëmundjet e zemrës.

C-reactive protein (CRP)- Ndonëse është zbuluar qysh në vitin 1930 vetëm së fundmi proteina CRP ka rezultuar të jetë e rëndësishme. Sa më i lartë të jetë niveli i CRP tek ju, aq më në rrezik mund të jeni prej sëmundjet e zemrës, edhe në qoftë se treguesit e tjerë duken normal. “Gjysma e sulmeve dhe goditjeve në zemër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vit ndodhin prej problemeve me kolesterolin”, – thotë Paul Ridker, profesor i mjekësisë në Harvard medical school. Niveli juaj i CRP (proteina kreative), e cila gjendet në plazmën e gjakut matet me një analizë të thjeshtë gjaku, e cila zbulon rrezikshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe goditjet në tru. Përveç shmangies së duhanit dhe alkoolit, mbajtja e CRP nën kontroll bëhet përmes aktivitetit fizik dhe stilit të jetës së shëndetshëm.

Multivitaminat-Një kapuçino e madhe nuk është e vetmja që do t’iu garantojë energji për të punuar. Një studim i botuar në “American Journal of Medicine” ka zbuluar se vitaminat C dhe E ulin nivelin e stresit. Kështu duke marrë 500 mg vitaminë C shtesë, përmes ushqimeve apo tabletave do të ndiheni më mirë dhe do të keni një zemër më të shëndetshme.

Besoni miqtë grekë- Një studim i kohëve të fundit i Universitetit të Athinës ka zbuluar se njerëzit që ndjekin një dietë mesdhetare të pasur me ullinj dhe vaj ulliri, kanë nivel më të ulë kolesteroli dhe arteriet e tyre funksionojnë më mirë.

Doktor Michael Roizen, profesor i mjekësisë në SUNY Upstate Medical University, thotë se marrja e 25% të yndyrave përmes burimeve të shëndetshme, siç mund të jetë vaji ui ullirit në gjellë, mban nën kontroll kolesterolin dhe komplikimet e shkaktuara prej tij.

Pastroni dhëmbët- Kush nuk e pastron gojën rregullisht, paguan edhe çmimin. Një studim i botuar në “Journal of Periodontology” ka zbuluar se papastërtitë dhe problemet në gojë shkaktojnë inflamacion në arteriet tuaja. Në këtë mënyrë përveç larjes së dhëmbëve pastrojini edhe me fije dentare dhe përdorni çamçakëz dhe mente pastruese.

Vaji i peshkut- Një studim i ri i Universitetit të Harvard ka zbuluar se acidet yndyrore të peshkut si omega 3, rreth 1.6 gramë në ditë, ulin ndjeshëm peroksidin e hidrogjenit i cili luan një rol të rëndësishëm në procesin inflamator. Peshku salmon është ideal në këtë drejtim.

Hani fibra, sa më shumë fibra- Një studim i botuar në “Journal of Nutrition” ka zbuluar se konsumi i fibrave në mënyrë të rregullt, mban nën kontroll nivelin e insulinës he presionin e gjakut. Këshillohet që për marrjen e tyre çdo ditë të konsumoni një mollë, dy feta bukë dhe drithëra.

Dilni sa më shumë- Një ndeshje e parë jashtë, një aktivitet në natyrë, apo aktivitete me shoqërinë, reduktojnë ndjeshëm depresionin. Sipas një studimi të Johns Hopkins University personat që kishin aktivitete të shpeshta me shoqërinë dhe të afërmit ishin 64% më të mbrojtur nga problemet e depresionit, i cili për shkak të hormonit të stresit shkakton inflamacion kronik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat