Pse duhet të konsumojmë uthull molle

Shëndetësia

Pse duhet të konsumojmë uthull molle

Më: 28 prill 2015 Në ora: 15:09

Uthulla e mollës është një produkt që përmban thartirën, e cila mundëson në marrjen më të lehtë të vitaminave dhe mineraleve. Ajo ka disa dobi të shëndetshme për organizmin siç mund të përmendim;

Largon zbokthin

Mjafton që ta përzieni gjysmë filxhani uji të vakët, tri lugë mjaltë dhe një të tretën e filxhanit me uthull molle. Tërë këtë qiteni në një shishe me spërkatës dhe tundeni derisa të tretet mjalti. Pasi që t’i keni lagur tërë flokët me këtë përzierje, atëherë mbështillni ato me kapelë të dushit dhe lëreni që të veprojë 15 minuta. Më pas shpëlani flokët. Këtë procedurë përsëriteni një herë në javë.

Kundër akneve

Në hapësirën e prekur me një copë të pastër pambuku qiteni këtë substancë dhe lëreni që të veprojë 20 minuta, e më pas shpëlajeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat