Çfarë i shkakton dhimbjet e shpinës

Shëndetësia

Çfarë i shkakton dhimbjet e shpinës

Më: 28 prill 2015 Në ora: 15:07

Sipas një studimi të bërë në Britani thotë se, dhimbjet e shpinës vijnë në të shumtën e rasteve nga puna në zyrë dhe qëndrimi ulur për shumë orë, mbajtja e peshave, apo dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Por është vërtetuar se qëndrimi në karrige, në një pozicion jo të drejtë ndikon në mënyrë direkte për dhimbjet e shpinës, pasi që gjatë orarit të punës bënë që njerëzit kur janë në punë përpiqen të gjejnë pozicionin ku ndjehen më rehat, pa menduar për dhimbjet që mund të vijnë më vonë.

Përveç këtyre shkaktar i dhimbjeve të shpinës është edhe punët e fshatrave në toka dhe bujqësi.
Ne kemi studiuar 100 persona të cilët punojnë mesatarisht 6-8 orë ulur në ditë. Nga vështrimi që kemi kryer me këta persona, kemi dalë në përfundime se, 99% e tyre, përpiqeshin të qëndronin në një anë të kompjuterit, ose “shtriheshin”, në karrige, duke qenë se nuk qëndronin dot në një pozicion gjatë gjithë kohës. Vetëm 1 burrë, 60 vjeç, qëndronte i mbështetur dhe përpiqej që të përputhte gjatë gjithë kohës shpinën me karrigen”, – thotë studimi i bërë në Britani.

Mbajtja e shpinës për shumë orë ulur, ndikon te rruazat që sjelli dhimbje, sidomos gjatë natës. “Shpina është një kolonë kockash, të cilat lidhen së bashku nga muskujt dhe ligament¬et dhe janë të ndara nga disqet ndërmjet vertebrave. Rruazat rrethojnë palcën kurrizore e cila është rruga kryesore për marrjen e mesazheve nga truri’, – thonë studime të ndryshme.

Mjekët thonë se trupi i një burri duhet të ngrejë pesha jo më shumë se 50 deri në 60 kilogram
Duhet të shmanget qëndrimi për një kohë të gjatë ulur apo për një kohë të gjatë në këmbë pa lëvizur. Shtylla kurrizore ka nevojë të lëviz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat