Si të përmirësoni gjumin

Shëndetësia

Si të përmirësoni gjumin

Më: 28 prill 2015 Në ora: 15:06

Gjumi është i rëndësishëm për qëndrueshmëri fizike e psikologjike, shëndetin, përqendrimin mendor dhe ekuilibrat emocionalë.

Është e rëndësishme ta ktheni gjumin në një prioritet, që do të thotë të flini më mirë dhe më gjatë.
Zakonet tuaja, stili i jetesës, ndikojnë shumë në atë se sa mirë flini.

Ndaj do të ishte mirë të bëni disa ndryshime, përshembull të përmirësoni gjumin tuaj përmes, rregullimit të orarit.

Është thelbësore të lejoni trupin tuaj të zbrazë gjithë ngarkesën e ditës, përpara se të shtriheni në krevat. Mos u shqetësoni kur pagjumësia ju mbërthen, ndonëse ju doni gjumë. Konsideroni si të nevojshme një banjë të nxehtë për të relaksuar muskujt. Bëni çdo gjë që ju relakson e largon prej ditës që kaloi.

Mos harroni që gjumi është baza e menaxhimit të stresit dhe balancës emocionale.

Mendoni se njerëzit e suksesshëm nuk kanë nevojë për shumë gjumë ose që gjumi nuk është një burim i rëndësishëm? E gabuar! Sepse këto mendime ulin vigjilencën tuaj ndaj gjithçkaje.

Kujtojini vetes se gjumi ju ndihmon të riktheni energjitë, kështu që ju do të jeni të aftë të bëni të gjitha gjërat e nevojshme për arritje e sukses./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat