Dobitë shëruese të çajit të kamomilit

Shëndetësia

Dobitë shëruese të çajit të kamomilit

Më: 28 prill 2015 Në ora: 15:05

Çaji i kamomilit njihet për efektet e shëndetshme në organizmin e njeriut, sepe çaji i kamomilit mund të veprojë kundër pagjumësisë dhe ndjesisë së ankthit.

Sipas një studimi, konsumimi i çajit të kamomilit nxit sistemin imunitar që të luftojë bakteret. Përdorimi gjatë ciklit menstrual dhe kundër tensionit, pasi keni pirë çaj kamomil, rriten nivelet e glicinës, të cilat reduktojnë spazmat muskulare dhe qetësojnë nervat, duke përfshirë dhe ngërçet uterine dhe tensionin, të dyja të lidhura me ciklin menstrual.

Çaji i kamomilës gjithashtu qetëson stomakun e foshnjave dhe ndalon diarrenë. Përdorimi i çajit të kamomilit shërben për problemet e lëkurës, si: ekzema, dermatiti, urtikarja, edhe pse rezultatet nuk janë provuar shkencërisht.

Një përzierje e çajit të kamomilit mund të përdoret për të qetësuar ulçerat në gojë, nëse përdoret si shpëlarës deri në gjashtë herë në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat