Të mirat e kamomilit

Shëndetësia

Të mirat e kamomilit

Më: 27 prill 2015 Në ora: 21:55

Çaji i kamomilit është një pije që njihet për efektet e shëndetshme në organizmin e njeriut.
Disa nga sëmundjet që kanë lehtësim nga ky çaj janë: Pagjumësia, kamomili në sasi të vogla mund të veprojë kundër pagjumësisë dhe ndjesisë së ankthit.

Ndihmon në forcimin e imunitetit Sipas një studimi, konsumimi i çajit të kamomilit nxit sistemin imunitar që të luftojë bakteret. Përdorimi gjatë ciklit menstrual dhe kundër tensionit, pasi keni pirë çaj kamomil, rriten nivelet e glicinës, të cilat reduktojnë spazmat muskulare dhe qetësojnë nervat, duke përfshirë dhe ngërçet uterine dhe tensionin, të dyja të lidhura me ciklin menstrual.

Sëmundjet te foshnjat

Duke qenë se kamomili qetëson muskujt, qetëson stomakun e foshnjave dhe ndalon diarrenë. Ai duhet të përdoret me kujdes te fëmijët, por ka efekt edhe ndaj dhimbjes së barkut.

Problemet me lëkurën

Përdorimi i çajit të kamomilit shërben për problemet e lëkurës, si: ekzema, dermatiti, urtikarja, edhe pse rezultatet nuk janë provuar shkencërisht. Dhimbjet e gojës Një përzierje e çajit të kamomilit me sherbelën mund të përdoret për të qetësuar ulcerat në gojë, nëse përdoret si shpëlarës deri në gjashtë herë në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat