Djathi, i keq apo i mirë për shëndetin?

Shëndetësia

Djathi, i keq apo i mirë për shëndetin?

Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:25

Lajme të mira për ata që e adhurojnë djathin: shëndeti i zemrës suaj nuk mund të rrezikohet edhe aq shumë, por kjo s’do të thotë që ju duhet ta teproni. Këtë e demonstron një studim i ri, i bazuar tek ushqyerja në Francë, që tradicionalisht identifikohet për konsumimin e shumtë të djathit. Mitikisht konsumimi i djathit lidhet me sëmundjet kardiovaskulare, por megjithatë ky vend ka një shkallë të ulët të individëve që vuajnë nga problemet e zemrës dhe duket se djathi është një nga arsyet e mirëqenies së tyre të përgjithshme. Shkencëtarët e Universitetit Aarhus, në Danimarkë, kanë analizuar një sërë produktesh qumështi, për të krahasuar dhe për të vëzhguar përmbajtjen e tyre yndyrore. Në krye të skuadrës së shkencëtarëve, Hanne Bertram, një vëmendje të madhe i ka kushtuar mënyrës se si djathi tretet. Personat që e konsumojnë kanë një sasi më të madhe të një acidi të quajtur butirik, i cili e ndihmon organizmin që të reduktojë nivelin e kolesterolit. “Djathi lidhet me reaksione të ndryshme metabolike, nëse vihet përballë me konsumin e qumështit”, ka shkruar ekspertja e revistës “Journal of Agricultural” dhe “Food Chemistry”. “Megjithatë janë të nevojshme kërkime të tjera më të thella për të eksploruar mekanizmat që qëndrojnë pas konsumimit të djathit, stimulimit të baktereve në stomak dhe të kolesterolit.” Duket një moment i mirë për këtë ushqim aq shumë të dashur ose të urryer nga ju! Në fakt duhet të dini se, sipas një kërkimi tjetër të fundit, individët që hanë më shumë, shijojnë një jetë më të mirë seksuale. Për ta saktësuar, te 4600 individë, 73% e shijuesve të tij, poshtë çarçafëve, kanë një aktivitet të rregullt.

Rëndësia e djathit në ushqim

Tretshmëria e djathit është gati e qindpërqindtë. Organizmi përdor më lehtë proteinat nga djathi sesa ato nga qumështi. Gjatë prodhimit të djathit, pjesa më e madhe e laktozës mbetet në hirrë, ndërsa ajo që mbetet në djathë transformohet në acid laktik, prandaj djathi u rekomandohet njerëzve që kanë problem me tretjen e laktozës. Djathërat mund të përmbajnë edhe kultura probiotike, prandaj në bazë të kësaj mund të klasifikohen në ushqim funksional, sepse përdorimi i rregullt i djathit ka efekt pozitiv në gjendjen shëndetësore të organizmit të njeriut.

Llojet e djathërave

Djathërat, për nga përbërja yndyrore, ndahen në: shumë të yndyrshëm, me plot yndyrë, me yndyrë mesatare, me pak yndyrë dhe pa yndyrë. Djathërat në përbërjen e tyre, kanë më së shumti yndyrë dhe proteina. Proteinat janë ato që e përcaktojnë fortësinë e djathit: sa më shumë proteina, djathi është më i fortë. Mirëpo, nëse në djathë ka shumë yndyrë, ai nuk do të jetë i fortë edhe përkundër sasisë së madhe të proteinave që ka. Në bazë të sasisë së materies së thatë (yndyra dhe proteina), në djathëra, ato ndahen në: shumë të fortë, të fortë, gjysmë të fortë dhe të butë.

Kualiteti i djathit

Gati është e pamundur që, në kushtet e sotme të prodhimtarisë industriale bashkëkohore, në treg të mos paraqiten djathëra të dëmshëm për shëndetin e njeriut. Të gjitha mangësitë janë të dukshme: djathërat e fortë bëhen të butë, çahen shpejt, djathi ndërron shije dhe aromë, prandaj djathëra të tillë nuk mund të përdoren për ushqim.

Zgjidhni djathin që duhet

Me qëllim që të mund të gjendeni në larminë e ofertave të djathërave të tregut tonë, është me rëndësi t’i dini karakteristikat kryesore të djathërave. Mos lejoni që çmimi të përcaktojë shijen tuaj, por njihuni me teknologjinë, me kualitetin dhe me përbërjen e llojeve të zgjedhura të djathit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat