Ja pse duhet të konsumojmë uthull molle

Shëndetësia

Ja pse duhet të konsumojmë uthull molle

Më: 27 prill 2015 Në ora: 12:29

Univesiteti Epoka shpall fituesit e Provimit të Pranimit Uthulla e mollës është një produkt që përmban thartirën, e cila mundëson në marrjen më të lehtë të vitaminave dhe mineraleve. Ajo ka disa dobi të shëndetshme për organizmin siç mund të përmendim;

Zbut inflamacionin e fytit
Në një filxhan me ujë të nxehtë qiteni një lugë uthull të mollës, ku sipas dëshirës, mund të shtoni edhe ëmbëltues.

Largojeni zbokthin
Mjafton që ta përzieni gjysmë filxhani uji të vakët, tri lugë mjaltë dhe një të tretën e filxhanit me uthull molle. Tërë këtë qiteni në një shishe me spërkatës dhe tundeni derisa të tretet mjalti. Pasi që t’i keni lagur tërë flokët me këtë përzierje, atëherë mbështillni ato me kapelë të dushit dhe lëreni që të veprojë 15 minuta. Më pas shpëlani flokët. Këtë procedurë përsëriteni një herë në javë.

Kundër urthit
Nëse keni problem me urth (kthim të thartirës së lukthit në ezofag, që shkakton dhembje), atëherë përziejeni një lugë uthull të mollës me 250 ml ujë dhe pijeni.

Kundër akneve
Në hapësirën e prekur me një copë të pastër pambuku qiteni këtë substancë dhe lëreni që të veprojë 20 minuta, e më pas shpëlajeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat