Faktorët shkatërrues të shikimit

Shëndetësia

Faktorët shkatërrues të shikimit

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:34

Sytë janë një organ që kërkon një kujdes të veçantë mnga ne sidomos për faktin se duke qenë se ne rrimë për një kohë të gjatë para pajisjeve teknologjike është dhe shkaku kryesor i shkatërrimit të tyre.

Drita e lehtë e kaltër e kompjuterit dhe telefonat celularë shkaktojnë sytë e thatë, mungesa e diellit mund të jetë shkaktar për miopi, kurse shikimi i paqartë është shenja e parë e diabetit.

Puna në kompjuter
Nga puna në kompjuter dhe vazhdimisht duke mbajtur telefonat celularë në duar lodhen sytë, duke shkaktuar thatësi, djegie dhe madje edhe dhimbje koke. Dritë blu përveç kësaj mund të shkaktojë neveri për këtë arsye duhet të pushoni sytë tuaj dhe përmbajuni me rregullat 20-20-20. Çdo 20 minuta shikoni larg për 20 sekonda dhe shihni diçka në largësi 20 metra.

Mungesa e vitaminës D
Përveç ekranit të kaltër, problem mund të jetë edhe mungesa e vitaminës D. Studimet konfirmuan se femrat që kanë marrë dozën e rekomanduar ditore të vitaminës D kanë një rrezik 44 për qind më të ulët të degjenerimit makular, sëmundjet e pjesën qendrore të retinës që shkatërron vizionin qendror, që është më e zakonshme tek të moshuarit.

Ilaçet për puçrra fytyrë
Ilaçet për puçrra fytyre mund të shkaktojnë probleme me shikim natën, por ndërlidhen edhe me pamje të turbullt. Këto ilaçe rrisin thithjen e rrezeve UV që mund të shkaktojnë dëme në kornea.

Shenja e parë e diabetit
Vizioni i paqartë mund të jetë shenja e parë e diabetit tip 2. Kjo sëmundje pengon rrjedhjen e gjakut në pjesën e korneas, e cila mund të shkaktojë verbim.

Mungesa e diellit
Studime të shumta kanë lidhur miopinë me kohën e tepërt të kaluar në ambiente të mbyllura, e cila është veçanërisht e dukshme te fëmijët. Rrezet e diellit ulin shikimet, gjë që redukton rrezikun e shikimit të paqartë. Kjo gjithashtu stimulon sekretimin e dopaminës neurotransmetues, e cila forcon sytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat