Piling efektiv nga dy përbërës

Shëndetësia

Piling efektiv nga dy përbërës

Më: 26 prill 2015 Në ora: 23:45

Ju duhet urgjentisht piling për fytyrë ndërsa ju nuk shkoni deri në dyqane? Bëni vet një piling shumë efektiv, të thjeshtë dhe me kosto të vogël nga përbërës që sigurisht i keni në shtëpi.

Në blogun Amynewnostalgia kemi gjetur recetë për këtë piling të thjeshtë. Sipas autorëve të tij, ky tretman duhet të kryhet dy herë në javë ku më pas lëkura do të jetë shumë e butë, e qetë dhe e pastruar.

Gjithcka që duhet të bëni është të preni një limon në dy pjesë dhe me ndihmën e një piruni vendoseni në një kavanoz prej qelqi. Më pas lëngut të limonit shtoni edhe 1/8- ¼ filxhan sheqer oranik dhe përzieni mirë. Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për disa përdorime, dhe për shkak se pas një kohe sheqeri shkrihet, Amy rekomandon të mos e mbani gjatë këtë përbërje, duhet të bëni tjetër apo mund ta përdorni më vonë për të gjithë trupin.

Merrni një sasi të vogël të përzierjes në duart tuaja dhe vendoseni në fytyrën tuaj duke bërë lëvizje rrethore për disa minuta. Pas kësaj, lëreni këtë përzierje në fytyrë tuaj që të veprojë për disa minuta. Meqenëse kjo përzierje do të ngurtësohet në fytyrë, para shpëlarjes mbuloni fytyrë me një peshqir të zhytur në ujë të nxehtë dhe lëreni për dis asekonda. Avulli do të hap poret dhe do të zbusë perzierjen në fytyrë. Më vonë shpëlani dhe pastroni fytyrën.

Ky lloj pastrimi ndihmon në heqjen e pikave të zeza nga dielli, akneve të zeza dhe pastron papastërtitë nga poret e lëkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat