5 mënyra për të fjetur mirë çdo natë

Shëndetësia

5 mënyra për të fjetur mirë çdo natë

Më: 26 prill 2015 Në ora: 23:33

Ju stërviteni rregullisht dhe hani me kontroll, megjithatë problemet tuaja me gjumin janë të pashmangshme. “Atletët elitarë tani e kuptojnë më së miri se duke injoruar regjimin e gjumit mund të dëmtojnë perfomancën e tyre, duke u shfaqur si të dehur”, thotë Christopher W. Winter, M.D., president i Charlottesville Neurology and Sleep Medicine.

Për ta bërë gjumin më të lehtë, më poshtë gjeni pesë këshilla si të flini mirë çdo natë:



Monitoroni gjumin tuaj- Dr. Winter thotë se ekzistojnë pajisje të njohura si Basis Peak (të cilat gjenden për 199 dollarë në sajtin mybasis.com), që ndihmojnë për të kontrolluar gjumin tuaj, përmes kontrollit të zemrës dhe temperaturës.



Merrni sugjerime- Ju nuk duhet të përpiqeni të bini në gjumë, pa shkëputur fillimisht mendimet që ju vërtiten në kokë. Një studim i kohëve të fundit në Zvicër ka zbuluar se sugjerime që këshillojnë të pushohet janë shumë të mira, pasi nxisin edhe trurin që të pushojë më shumë.



Merrni vitaminë D- Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për tu marrë si në dimër dhe në verë, pasi ndikon në cilësinë e gjumit. Në rastet kur nuk keni mundësi të ekspozoheni në diell, zëvendësojeni këtë vitaminë përmes ushqimeve si peshku salmon, peshku me yndyrë, mango, etj.



Higjiena e gjumit- Ashtu si ju kurrë nuk harroni të lani dhëmbët, të pastroni fytyrën etj., një maskë qetësuese apo një shishe e vogël livandoje e bëjnë atmosferën në dhomën e gjumit më relaksuese.



Shmangni gjumin me kushte- Mos e kushtëzoni gjumin duke i thënë vetes se do flini kaq orë për tu qetësuar, pasi në zgjim keni për të bërë disa detyrime. Në këtë mënyrë truri juaj mbetet aktiv dhe vështirësia për të fjetur bëhet më e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat