Tri mënyra për të pasur një kurriz të drejtë dhe të bukur

Shëndetësia

Tri mënyra për të pasur një kurriz të drejtë dhe të bukur

Më: 26 prill 2015 Në ora: 21:35

Kurrizi është një nga pjesët më të rëndësishme që ndikon në pamjet tonë . Për shkak të punës apo cantës së shpindes shpesh njerëzit nuk qëndrojnë drejt dhe kurrizi i tyre bëhet në formë S-je .Ja 3 mënyrat që ju ndihmojnë të keni një kurriz të drejtë dhe të bukur .

Shtrihuni në dysheme
-Shtrijeni kurrizin tuaj në dysheme. E gjithë pjesa nga ijet deri tek koka do të jetë në dysheme përvec kurrizit të poshtëm.
-Shtyjeni kurrizin tuaj të poshtëm në dysheme duke e mbajtur edhe pjesën tjetër të kurrizit poshtë .
Ju duhet ta bëni këtë edhe me qafën.
-Merrni frymë thellë. Vini re si është të kesh një kurriz të drejtë.

Mbështetuni pas murit
-Përsëritni metodën e parë vec se kësaj here në mur.
-Largojeni kurrizin nga muri duke e mbajtur në atë pozicion që është.

Përdorni një libër
-Gjeni një libër që të ketë peshë që mund ta mbani me kokën tuaj dhe të jetë i pastër. Mos zgjidhni një libër që e doni sepse mund të dëmtohet sa herë bie në tokë nga koka juaj.

Vendoseni librin në kokë.
-Balancojeni librin dhe provoni të ecni me të mbi kokë. Bëjini këto për disa ditë dhe do të shihni rezultate të menjëhershme. Pas 2 ditësh e ecura drejt do ju duket fare normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat