Vakti i ushqimit që rrit rrezikun e kancerit të gjirit

Shëndetësia

Vakti i ushqimit që rrit rrezikun e kancerit të gjirit

Më: 26 prill 2015 Në ora: 19:47

Darka e ngrënë shumë vonë ose kafshata në mesnatë? Këto veprime në të ngrënë rrezikojnë seriozisht femrat që të preken nga kanceri i gjirit, ndërsa sa më shumë orë të kalojnë nga darka e vonë dhe mëngjesit, aq më shumë rreziku ulet.

Kjo pasi niveli i glukozës në gjak stabilizohet me ritjen e orëve të procesit të tretjes, duke zbehur rrezikun e zhvillimit të tumorit në gji.

Është ky rezultati i një studimi amerikan të San Diego School of Medicine, në California, i publikuar në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”.

Duke analizuar sjelljet e 2212 femrave studiuesit zbuluan se çdo tre orë që kalonte nga ngrënia niveli i glukozës në gjak ulej me 4%, pavarësisht nga sasia e ushqimit të ngrënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat