Ekspertët ngrenë alarmin: Mos pini gjatë shtatzanisë, sëmurni fëmijët

Shëndetësia

Ekspertët ngrenë alarmin: Mos pini gjatë shtatzanisë, sëmurni fëmijët

Më: 26 prill 2015 Në ora: 17:05

Mjekët anembanë botës ngrejnë alarmin lidhur me femrat që pijnë alkool gjatë shtatzanisë.

Në një studim të kryer në Britaninë e Madhe rezultoi se konsumi i alkoolit mund të shkaktojë dëme të mëdha në shëndetin e foshnjave.

Vitin e shkuar thuajse 300 fëmijë në Britaninë e Madhe lindën me probleme vetëm për shkak të alkoolit.

“Çdo gjë që konsumon nëna kalon te foshnja në bark, qoftë kjo gjë e mirë apo e keqe. Alkooli ka ndikim të madh në qelizat e trurit të fëmijëve dhe dëmtimi i tyre mund të jetë i pakthyeshëm”, tha një ekspert anglez.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë çdo vit 7500 fëmijë në botë lindin me probleme për shkak të konsumit të alkoolit nga nënat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat