Simptomat e nivelit të ulët të testosteronit

Shëndetësia

Simptomat e nivelit të ulët të testosteronit

Më: 26 prill 2015 Në ora: 07:29

Testosteroni është hormon që e prodhon trupi, te meshkujt shumica e testosteronit prodhohet në testikuj, ndërsa testosteroni është përgjegjës për stimulimin e prodhimit të spermës dhe dëshirës seksuale, ndërtimin e masës muskulore dhe eshtërore. Me plakjen e meshkujve, reduktohet edhe prodhimi i testosteronit.

Reduktimin e testosteronit e shkakton shfaqja e shumë simptomave, ndërsa mund të vijë edhe deri te komplikimet. Simptomat e nivelit të ulët të testosteronit shpesh keqinterpretohen si shenja të procesit të plakjes.

Çka është niveli i ulët i testosteronit? - Niveli i ulët i testosteronit diagnostikohet kur niveli i testosteronit është më i ulët se 300 nanogramë në 1 decilitër.

Andropauza, reduktimi i prodhimit të testosteronit në njëfarë mënyre mund të krahasohet me menopauzën tek femrat. Dhe derisa femrat ndiejnë rënien drastike të nivelit të estrogjenit në moshë të caktuar, te meshkujt rënia e nivelit të testosteronit ndodh gradualisht. Nëse rënia e nivelit të testosteronit ndodh më shpejt se sa duhet, vjen deri te shfaqja e një vargu të simptomave.

Dëshira e zvogëluar për seks. - Testosteroni luan rol kyç në libidon e meshkujve. Me kalimin e viteve shumica e meshkujve ndien zvogëlimin e dëshirës seksuale. Te meshkujt me nivel të ulët të testosteronit, reduktimi i dëshirës seksuale ndodh papritmas dhe vërehet më së shpeshti. Gjatë marrëdhënies seksuale, niveli ulët i testosteronit mund të vështirësojë arritjen e orgazmës.

Vështirësitë në arritjen e ereksionit.
- Testosteroni nxit dëshirën seksuale dhe ereksionin. Edhe pse testosteroni nuk është i vetmi përgjegjës për arritjen e ereksionit, ai stimulon receptorët e trurit për të prodhuar molekula që nxisin ereksionin. Niveli i ulët i testosteronit mund të shkaktojë gjendje të ndryshme që vështirësojnë arritjen e ereksionit, duke përfshirë trashjen, diabetin dhe arterosklerozën.

Vëllimi i ulët i spermës. - Testosteroni luan rol të rëndësishëm në prodhimin e farës, lëngut që ndihmon në lëvizshmërinë e spermës. Është shumë e thjeshtë: sa më e lartë të jetë shkalla e testosteronit, prodhimi i spermës po ashtu është më i madh. Meshkujt me shkallë të ulët të testosteronit kryesisht vërejnë reduktimin e vëllimit të spermës gjatë ejakulimit.

Rënia e flokëve. - Testosteroni është përgjegjës për një numër të madh të funksioneve trupore, duke përfshirë rritjen e fijeve të flokut. Humbja e flokëve është pjesë natyrore e plakjes për shumë meshkuj. Megjithatë, meshkujt me nivel të ulët të testosteronit mund të vërejnë humbjen e qimeve në zonën e fytyrës dhe trupit, dhe jo vetëm në kokë.

Lodhja dhe mungesa e energjisë. - Meshkujt me nivel të ulët të testosteronit ndihen shumë të lodhur dhe me shumë më pak energji. Nëse shumicën e kohës jeni të lodhur, pavarësisht sasisë së gjumit, ose keni vërejtur që e keni më vështirë të lëvizni apo të motivoheni për ushtrime, është e mundshme që bëhet fjalë për nivel më të ulët të testosteronit.

Humbja e masës muskulore. - Pasi që testosteroni luan rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e muskujve, niveli i testosteroneve mund të shkaktojë humbjen e masës muskulore dhe dobësimin e muskujve, veçanërisht të atyre në zonën e duarve, këmbëve dhe gjoksit. Meshkujt që dëshirojnë të kthejnë masën muskulore do të vërejnë që kjo gjë në këtë periudhë është shumë më vështirë se më parë dhe atë për shkak të nivelit të ulët të testosteronit.

Rritja e përqindjes së yndyrave në trup.
- Nëse reduktimi i masës muskulore nuk paraqet problem duhet të kujdeseni për rritjen e përqindjes së yndyrave në trup. Edhe pse shkencëtarët ende nuk kanë zbuluar arsyen e saktë, supozohet që po ashtu bëhet fjalë për reduktimin e nivelit të testosteronit në trup. Kështu, muskujt e fortë do të djegin yndyrat dhe kaloritë madje edhe në gjendje të relaksimit. Prandaj, nëse masa muskulore reduktohet, do të reduktohet edhe djegia e yndyrave dhe kalorive, çka shkakton rritjen e përqindjes së yndyrave në trup.

Reduktimi i masës eshtërore. - Osteoporoza është gjendje për të cilën konsiderohet që shfaqet vetëm tek femrat. Megjithatë, meshkujt me nivel të ulët të testosteronit po ashtu mund të vërejnë dobësimin e eshtrave. Testosteroni është i rëndësishëm për ndërtimin dhe forcimin e indit eshtëror. Meshkujt të cilët me vite kanë nivel të ulur të testosteronit kanë rrezik më të madh nga fraktura e eshtrave, veçanërisht në zonën e ijëve, këmbëve dhe brinjëve.

Ndryshimet në disponim. - Femrat kryesisht vërejnë ndryshime të shpeshta të disponimit gjatë menopauzës, kur në trupin e tyre bie niveli i estrogjenit. Meshkujt me nivelin e ulët të testosteronit ndiejnë simptoma të ngjashme. Testosteroni merr pjesë në funksione të ndryshme trupore dhe ruajtjen e shëndetit të pjesëve të ndryshme të trupit duke përfshirë edhe shëndetin psikik. Shkencëtarët kanë konstatuar që meshkujt me nivel të ulët të testosteronit kanë rrezik më të lartë nga krijimi i depresionit dhe mungesa e koncentrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat