Lufto thinjat duke ngrënë

Shëndetësia

Lufto thinjat duke ngrënë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 23:08

Tendenca e flokëve të shëndetshëm kupton drejtpërdrejt flokë sa më afër natyrales. Për t’i mbajtur gjithmonë të trajtuar dhe të bukur, por edhe për të shtyrë sa më shumë në kohë daljen e thinjave, mjafton vetëm pak më shumë kujdes dhë vëmendje.

Thinjat janë fare të padëshirueshme në flokët e femrave, aq sa shpeshherë të detyrojnë t’i drejtohesh parukieres për t’i mbuluar sapo ato fillojnë të dalin. Megjithatë, duhet të dish që disa ushqime janë shumë të përshtatshme për t’i mbajtur flokët natyralisht të shëndetshëm, të bukur dhe të shtyjnë sa më shumë daljen e thinjave. Ja disa nga ushqimet që parandalojnë thinjat:

Perime jeshile

Këto lloj perimesh janë tepër të pasura me hekur. Një konsum i rregullt dhe i vazhdueshëm do të të ndihmojë që t’i jepësh një impuls më të madh parandalimit të ngjyrës së bardhë të flokëve.

Çokollata

Mes aleatëve të çmueshëm për këtë gjë është edhe çokollata. Sidomos ajo e zeza, që rrit melaninën, përgjegjësen e ngjyrës së flokëve, ndërsa parandalon shfaqjen e thinjave apo flokëve gri dhe të bardhë.

Veza

Edhe konsumimi i ushqimeve të pasura me antioksidantë mund të jetë i dobishëm. Te vezët gjejmë shumë vitaminë E, që përmban mjaft të mira kundër plakjes, parandalon dhe largon shfaqjen e flokëve të bardhë.

Soja

Është e nevojshme që të ndjekësh një dietë të pasur me proteina, duke ngrënë edhe shumë sojë. Në këtë mënyrë, organizmi do të prodhojë melantocite, përgjegjëse për t’i mbajtur flokët me ngjyrën e tyre natyrale.

Salmoni

Në këtë peshk të yndyrshëm gjejmë selenin, i cili luan një rol jetësor në prodhimin e disa hormoneve, përfshirë edhe ato që lidhen me shëndetin e flokëve. Ai përdoret për trajtimin e flokëve me thinja dhe ka një rol të rëndësishëm në luftimin e procesit të plakjes në përgjithësi dhe të radikaleve të lira në veçanti.

Kungull dhe vaj kokosi

Ja një “ilaç” i thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi. Vendosni disa pjesë të kungullit në një enë hermetike. Shtojini 1 ose 2 filxhanë kafeje me vaj kokosi dhe lëreni ashtu për tri ose katër ditë në temperaturë ambienti. Më pas, zieni kungullin dhe përziejeni me vajin e kokosit derisa masa të bëhet e lëngshme. Ftoheni, aplikojeni te flokët, lëreni të lyer ashtu maksimumi prej 15 minutash dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Frutat e detit

Ato janë të pasura me bakër dhe metal, të cilat provokojnë rritjen e prodhimit të melaninës te flokët. Pra, ndjekja e një diete të pasur me bakër e siguron mjaft mirë këtë gjë, ndërsa ajo parandalon formimin e atyre fijeve të shëmtuara të bardha që dalin nëpër flokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat