Ja çfarë i bëni vetes suaj kur kërcitni gishtërinjtë e dorës

Shëndetësia

Ja çfarë i bëni vetes suaj kur kërcitni gishtërinjtë e dorës

Më: 21 prill 2015 Në ora: 16:33

Me shumë gjasa i takoni kategorisë së dy njerëzve – dikush që kërcet gishtërinjtë apo dikush që nuk mund të tolerojë personat tjerë që e bëjnë këtë veprim.

Nëse jeni adhurues i këtij vesi, ndoshta veçmë keni dëgjuar disa paralajmërime se në fakt jeni duke dëmtuar nyjet tuaja dhe jeni duke rritur shansin për artrit të mëvonshëm. Por, sa janë të vërteta këto pretendime? Një video e re, e lançuar nga Vox, përmban të gjitha përgjigjet.

Ndërmjet nyjeve tuaja gjendet një lëng i quajtur lëngu synovial, i cili formon një gaz kur nyjet shtrihen. Zhurma e kërcitjes është si rezultat kur fluskat (të cilat krijohen nga gazi) ndeshen mes veti.

Për të arritur mesazhin nga kërcitja e gishtërinjve, Vox i është referuar një studimi. Për 60 vite, një mjek i quajtur Donald Unger, ka kërcitur gjithmonë vetëm gishtat e dorës së majtë dhe asnjëherë ato të dorës së djathtë për të parë nëse me të vërtetë do ti zhvillohet artriti në dorën e majtë. Pas disa dekadash hulumtimi, ai arriti në përfundimin se kërcitja e gishtërinjve nuk shkakton artrit për të gjithë njerëzit.

Ndërkohë, është bërë një studim 25 vjeçar lidhur me kërcitjen e gishtërinjve të dorës për të vërtetuar “mosfunksionimin e dorës”, por nuk ka pasur studime shtesë për të përcjellur ecurinë e studimit që atëherë.

Pra, ashtu siç konkludon Vox, kjo shprehi e zhurmshme mund të pengojë secilin rreth jush, por kjo nuk është e gjitha që mund të shkaktojë kërcitja e gishtave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat