Si të largoni erën e keqe të këmbëve

Shëndetësia

Si të largoni erën e keqe të këmbëve

Më: 20 prill 2015 Në ora: 23:22

Era e keqe e këmbëve mund të jetë vërtetë shqetësuese dhe e sikletshme për ata që e vuajnë një problem të tillë. Kjo ndodh zakonisht kur këmbët tuaja djersijnë dhe djersa nuk avullon, për shkak të këpucëve apo çorapeve që keni veshur.

Bakteret natyrisht të pranishme në lëkurën tuaj rriten teksa ushqehen me djersën dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke prodhuar kështu erën e keqe të këmbëve.

Shumë kura natyrale janë të vlefshme nëse dëshironi të hiqni qafe erën e keqe të këmbëve tuaja. Ju duhet t’i ndiqni ato rregullisht për një periudhë të caktuar kohe, për të pasur dhe rezultate të mira, shkruan Anabel. Disa prej kurave mund ta zgjidhin problemin në një javë ose diçka më shumë.

Ja disa kura në kushte shtëpie për erën e keqe të këmbëve:

Soda e bukës

Bikarbonati i sodiumit, më së shumti i njohur si soda e bukës, është një zgjidhje efektive për të eliminuar erën e këmbëve. Ajo neutralizon Ph e djersës dhe redukton bakteret.
Përdorimi:
– Hidhni sodë buke në një enë me ujë të ngrohtë (1 lugë gjelle/në gjysmë litër ujë) dhe vendosini këmbët tuaja në të për 15-20 minuta çdo natë për rreth një javë.
– Gjithashtu mund të spërkasni pak sodë buke te këpucët apo çorapet përpara se t’i vishni ato.

Vaj livande

Vaji i livandës jo vetëm që ka një erë të mirë por edhe vret bakteret. Gjithashtu, ky vaj parandalon edhe formimin e kallove në këmbë.
Përdorimi:
– Hidhni disa pika vaj livande në një enë me ujë të ngrohtë
– Vendosini këmbët në enë për 15-20 minuta.
– Përsërite këtë trajtim dy herë në ditë për disa ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat